KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i GAP: Nëse ligji thotë se gjatë kohës së grevës s’ka paga, cili zyrtar guxon me i nda 11.5 milionë euro për mësimdhënësit
Politikë

Drejtori i GAP: Nëse ligji thotë se gjatë kohës së grevës s’ka paga, cili zyrtar guxon me i nda 11.5 milionë euro për mësimdhënësit

Kosova News
Kosova News 11:29 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Demi ka pyetur “Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistët nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”

“Për ata që sistem besimi e kanë se ‘ligji është si llastiku’, a paguhen grevistët a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve)”.

Por, ndryshe mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj konsideron se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

“Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jete 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1,500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, thekson Miftaraj.

E ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka deklaruar të martën se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.

Nagavci ka shkruar se për këtë çështje kanë diskutuar edhe me kryesinë e SBASHK-ut, se a do t’i kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer.

“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi. Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi”, ka shkruar Nagavci.

Lexo po ashtu:

Pagat për mësimdhënësit, Nagavci: Komunat ende nuk kanë dorëzuar listat e raportuar në Thesar

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

TAGGED: Agron Demi, GAP, Grevat në Arsim, Pagat e Mësimdhënësve
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?