KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike-tregtare, ministrja Hajdari në Greqi
Ekonomi

Drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike-tregtare, ministrja Hajdari në Greqi

Kosova News
Kosova News 11:38 -26/10/2022
Shpërndaje
List of Images 1/5
312058805_427705692875185_6221776376426788963_n
312150942_427705776208510_5555493237905157788_n
311382911_427705862875168_6096593354656658419_n
311841943_427705422875212_1543826879234903058_n
311599895_427705572875197_7888999450217452311_n
Shpërndaje

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, Delegacioni i udhëhequr nga Ministrja Hajdari me kolegët nga MINT dhe në shoqërim nga Drejtuesi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva, u pritën në takime nga përfaqësues të lartë të Greqisë, përcjell KosovaNews

Fillimisht, Ministrja Hajdari u mirëprit në takim me Ministrin Alternativ të Zhvillimit dhe Investimeve, Nikolaos Papathanasis me kolegë. Në këtë takim produktiv, palët reflektuan në portofoliot e ministrive që udhëheqin, duke i kushtuar fokus të veçantë sektorëve industrial dhe reformave të nevojshme strukturore për lehtësimin e të bërit biznes. Ministrja Hajdari me Zëvendësministrin Papathanasis shkëmbyen përvojat në fushën e investimeve strategjike për të cilën fushë pala greke ofroj mbështetje institucionale përmes departmentit të investimeve strategjike dhe agjencisë ekzekutive Enterprise Greece.

Në vijim, Ministrja Hajdari takoi Zëvendësministren e Turizmit, Maria Zaharaki, me të cilën diskutuan për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e turizmit në Kosovë dhe Greqi dhe mundësitë e zhvillimit të ofertave turistike me vendet e rajonit për përfitime të përbashkëta për të sjellur punësim, rritje të të ardhurave ne Evropën Juglindore. 

Zëvendësminstrja Zaharaki e shtjelloi rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin ekonomik të Greqisë dhe prezantoi të gjitha programet turistike greke që kanë kontribuar në rritjen ekonomike. Palët u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta turistike për Evropën Juglindore, me fokus në promovimin e vlerave të përbashkëta me kulturë të pasur dhe qytetrim të lashtë.

Gjatë qëndrimit në Athinë, delegacioni kosovar u prit në takim me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike dhe Hapje, Kostas Fragogiannis, i cili me mikpritje të ngrohtë theksoi rëndësinë  për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në mes dy vendeve dhe theksoi domosdoshmërinë që ka integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Greqia po ndjek një qasje konstruktive politike, si pjesë e përkushtimit të saj për forcimin e paqes, stabilitetit dhe promovimit të zhvillimit në Evropën Juglindore.

Në këtë kontekst, Ministrja Hajdari diskutoi me Zëvendësministrin Fragogiannis për përparësitë  e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën në sektorët industrial në interes të përbashkët, për plotësim të furnizimeve të zingjirit të vlerës në nivel rajonal dhe më gjërë. Ministrja Hajdari në  falëndëroi Zëvëndësministrin Fragogiannis për mbështetjen politike të Greqisë për Kosovën, gjatë proceseve të shtetndërtimit dhe antarësimit në organizata të rëndësishme euro atlantike.

Delegacioni i Ministres Hajdari përfshin edhe 10 biznese kosovare, që do të jenë pjesë e forumit të biznesit dhe rrjetëzimit me biznese greke, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare Kosovë-Greqi.

Gjithashtu lexoni:

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Osmani në Hungari: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

TAGGED: Dardan Krivaqa, Marrëdhënet Kosovë-Greqi, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!
20:52 -17/06/2025
Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
20:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?