KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drecun: PDK dhe LDK në Amerikë për rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti
Politikë

Drecun: PDK dhe LDK në Amerikë për rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti

Kosova News
Kosova News 14:53 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i ashtuquajturës “Komisioni Parlamentar për Kosovë dhe Metohi”, Milovan Drecun, në një intervistë për Tanjug, tha se kontaktet e Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së me zyrtarë dhe diplomatë Amerikanë dhe Evropianë, janë paralajmërim i zgjedhjeve të reja për, siç ka thënë ai largimin e Albin Kurtit nga pushteti dhe formimin e koalicionit PDK-LDK, transmeton KosovaNews.

“Tashmë mund të shihni disa kontakte mes përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës me zyrtarë dhe diplomatë Amerikanë dhe Evropianë. Duket se, ndoshta, e gjithë kjo është e drejtuar drejt zgjedhjeve të reja të mundshme dhe ri-rregullimin të pushtetit, që Albin Kurti thjesht të largohet nga pushteti dhe ndoshta këto dy parti formojnë shumicën”, ka thënë Drecun.

Duke folur për krizën e shkaktuar në veri të Kosovës për shkak të targave ilegale, Drecun, tha se aktualisht duhet të presin në mënyrë që diskutimet e Brukselit me Prishtinën të përfundojë me tërheqjen e Kosovës nga zbatimi i vendimit për targat.

“Vetë fakti që Borrelj ftoi Besnik Bislimin, për të biseduar me Miroslav Lajçak tregon se BE-ja është e vetëdijshme se problemi është në Prishtinë, dhe se duhet të zgjidhet duke hequr dorë nga synimet e saj”, tha Drecun.

Milovan Drecun, kryetari i ashtuquajturës “Komisioni Parlamentar për Kosovë dhe Metohi”

Ai ka thënë se këto synime qartazi kanë për qëllim provokimin e një konflikti në veri të Kosovës.

“Duket se një shkëmbim intensiv i pikëpamjeve dhe pozicioneve midis Brukselit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar dhe duhet pritur, për shkak të pozicioneve të vendeve Perëndimore, veçanërisht SHBA, që Prishtina në momentin e fundit, të pranojë sugjerimet e tyre”, tha Drecun.

Ai theksoi se zgjidhja nuk është shtyrja e zbatimit të vendimit të njëanshëm por braktisja e tij dhe arritja e një marrëveshjeje në një periudhë të mëvonshme përmes bisedimeve me Beogradin.

“Pa këtë, nuk ka kthim të përfaqësuesve politikë të Serbëve në institucionet e vetëqeverisjes së përkohshme, si dhe pa formimin e asociacionit së komunave Serbe”, tha Drecun.

Ai vlerësoi se do të ishte mirë që Prishtina të mos ndëshkonte Serbët që nuk i ri regjistruan veturat e tyre pas skadimit të afatit të caktuar.

“Ne duhet të presim për të parë nëse aktivitetet e kryera nga BE-ja ndaj institucioneve të përkohshme në Prishtinë do të sjellin ndonjë rezultat”, tha Drecun.

Ai shtoi se arritja e një marrëveshjeje që do të vononte zbatimin e vendimit  të Kosovës për targat ose  shfuqizimin e plotë të saj, që është kërkesë e Beogradit, do ta bënte të pamundur siç ka thënë ai, që Prishtina të përdorte dhunë.

“Do të ishte një kontribut i rëndësishëm në zvogëlimin e mundësisë së konflikteve më të gjera. Në njoftim shihet mundësia që Prishtina të përfitojë nga situata dhe sërish të provokojë destabilizim, tensione dhe konflikte të mundshme përmes thirrjes së zgjedhjeve në katër komunat në Veri të Kosovës. Prishtina, në vend që ta zgjidhë arsyen e problemit, edhe më tej i komplikon gjërat, shkon me forcë, me kërcënimin e frikësimit të Serbëve”, ka thënë Drecun.

Duke folur për zgjedhjet që do të organizohen në veri të Kosovës më 18 dhjetor, Drecun theksoi se është mjaft e qartë se numri më i madh I Serbëve nuk do të dalin në zgjedhje, nëse ato mbahen.

“Pavarësisht kësaj, Prishtina dëshiron që në njëfarë mënyre t’i mbajë këto zgjedhje dhe madje Nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve njoftojnë se do t’i njohin rezultatet, pa marrë parasysh sa njerëz dalin. Do të dalin Disa Shqiptarë, ndoshta disa Boshnjakë, por Serbët nuk do të dalin. Ky është një njoftim i ri destabilizimi. Po kalojmë nga një situatë e keqe në një tjetër më keq”, tha Drecun./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

TAGGED: Albin Kurti, Kriza në Veri, Ldk, Lëvizja Vetëvendosje, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Milovan Drecun, PDK, targat ilegale, Targat RKS
Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?