KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drashkoviq: Millosheviqi qëllimisht e humbi Kosovën, që të nxisë ndjenjat anti-Perëndimore dhe ta kthejë Serbinë kah Rusia
Politikë

Drashkoviq: Millosheviqi qëllimisht e humbi Kosovën, që të nxisë ndjenjat anti-Perëndimore dhe ta kthejë Serbinë kah Rusia

Kosova News
Kosova News 17:26 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe themeluesi i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, ka thënë se Sllobodan Millosheviqi, qëllimisht nuk ka dashur që Serbia ta nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë, sepse ai donte që me humbjen e Kosovës do të krijohej mundësia përnxitjen e djenjave antiperëndimore në vend dhe për një kthesë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë, duke fajësuar Perëndimin dhe SHBA-në për Kosovën.

Drashkoviq, i ftuar në një emision televiziv pas botimit të autobiografisë së tij “Plagët e jetës”, kur është pyetur se kush është fajtor që Serbia e ka humbur Kosovën, ai ka thënë se “Kosova është fajtore për humbjen e Kosovës, fajtor për bombardimet e NATO-s është regjimi që fshehu fatkeqësinë e gjithë Jugosllavisë, e kam fjalën për regjimin e Sllobodan Millosheviqit”.

“Hyra në qeverinë e Millosheviqit, e pranova atë pozicion për të investuar gjithë reputacionin tim që kisha në botën perëndimore në mbrojtjen e Kosovës dhe parandalimin e bombardimeve. Dhe dëshmoj se ajo që na është premtuar në Rambuje ka qenë qëndrimi i garantuar i Kosovës si pjesë e Jugosllavisë, qëndrimi i forcave tona policore dhe ushtarake, i institucioneve shtetërore të Serbisë”, thotë Drashkoviq, transmeton Telegrafi.

Ish ministri i Jashtëm në qeverinë e atëhershme të Millosheviqit, siç transmeton “Danas”, thotë se “Serbia duhej të obligohej për t’i dhënë fund terrorit ndaj shqiptarëve dhe detyrimin që ata [Kosova] të fitojnë një status, më shumë se autonomi dhe diçka më pak se pavarësia. Millosheviqi refuzoi, ndoshta duke dashur ta humbiste Kosovën”.

“Ai ma tha këtë, për këtë unë shkruaj në libër. Kisha një bisedë dramatike kur po e bindja atë (Millosheviqin), fluturova nga Parisi për ta urdhëruar Milan Milutinoviqin, presidentin e atëhershëm të Serbisë,  që ishte kreu i delegacionit tonë në Rambuje, të firmoste versionin e parë ruso-amerikano-evropian të marrëveshjes, të cilën na ofruan për nënshkrim me kërcënimin se nëse e refuzojmë – do të kemi një alternativë më të keqe. Ai [Millosheviei] e refuzoi dhe në një moment tha se Kosova është një gur në qafë dhe se humbja e Kosovës do të na jepte mundësinë për të nxitur ndjenjat anti-Perëndimore në vend, për të nxitur një kthesë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë dhe të fajësojmë Perëndimin dhe SHBA-të për humbjen e Kosovës”, thotë Drashkoviq.

Ai thotë se Millosheviqi e parashikoi mirë, sepse kjo ndodhi.

“Ky është realiteti. Sot, 90 për qind e serbëve besojnë se SHBA-të na mori Kosovën, se Amerika na bombardoi: bombat dhe raketat ishin bomba dhe raketa të paktit të NATO-s, por mbushja e  secilës prej atyre bombave dhe raketave ishte e Millosheviqit. E di që po rrezikoj me këtë që them tani, se po rrezikoj edhe me atë libër. UDB-ja, KGB-ja serbo-ruse, e pandryshuar që nga viti 1945, është epiqendra e së keqes në këto treva”, ka thënë Drashkoviq. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?