Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja e veturës.
“Derisa policia ka ndaluar një automjet me targa lokale në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj kosovar, pasagjeri i cili ishte ne automjet ka hedhur nga dritarja e automjetit një sasi të dyshuar të narkotikëve. Pasi që është konfiskuar sasia e dyshuar e narkotikëve e llojit Marihuanë është verifikuar dhe matur në peshore e cila është 5.39 gramë Marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të Prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.


