Boksierja, Donjeta Sadiku i ka sjellur Kosovës medaljen e Bronztë nga turneu “Çesme” që po mbahet në Turqi.
Sadiku në gjysmëfinale u mposht nga kundërshtarja turke, Gizem Ozer.
Por Klubi i Boksit Uniteti ku bën pjesë boksierja Donjeta Sadiku, akuzon gjyqtarët e ndeshjes se e dëmtuan, duke e ndihmuar boksieren turke.
”Bokserja jone Donjeta Sadiku sot ne lufte kunder bokseres vendase turkes Gizem Ozer pesoi humbje. Nje vendim jo i drejte, dhe nje referim jo i drejte, ku u demtua nga gjyqtaret te cilet anuan nga vendasja. Edhe pse Donjeta ishte dukshem me e mire se kundershtarja, u prite nje vendim i tille ku edhe ne meqet tjera te boksereve turke u bene padrejtesi te tilla.”, thuhet në reagimin e klubit të boksit Uniteti.