Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest ka vazhduar shprehjen e mos pajtimit me vendimmarrjen e Komunës së Prizrenit përkatësisht Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për ndarjen e subvencioneve.
DokuFest nga zyrtarët komunalë ka kërkuar transparencë lidhur me arsyet për zvogëlimin e përkrahjes për këtë ngjarje kulturore.
“Derisa buxheti i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Prizrenit është duke u rritur nga viti në vit, në këto dy vitet e fundit subvencionet e DKRS për DokuFestin janë duke u zvogëluar! Nëse ky veprim i drejtorisë përkatëse nuk është çështje buxhetore, atëherë ne kërkojmë sqarim publik se cilat janë arsyet e zvogëlimit të përkrahjes për festivalin tonë, i cili gjerësisht konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme kulturore në Kosovë”, thuhet në reagimin e publikuar të mërkurën.
Lexo po ashtu:
Reagimi i DokuFestit ka ardhur pas njoftimit të DKRS-së, në të cilin thuhej se vlera e mbështetjes për këtë festival gjatë katër viteve (2022-2025) ka qenë rreth 500 mijë euro bashkë edhe me ofrimin e mbështetjes së pakursyer logjistike, organizative dhe hapësirave në shfrytëzim.
Një ditë më parë, DokuFest ka shprehur shqetësimin sikurse edhe zhgënjimin ndaj vendimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Komunës së Prizrenit për të ulur përsëri ndjeshëm mbështetjen financiare për edicionin e këtij viti të festivalit. Sipas këtij festivali, mbështetja për këtë vit është ulur për 30% në krahasim me vitin e shkuar.
Derisa buxheti i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Prizrenit është duke u rritur nga viti në vit, në…
Posted by Dokufest on Wednesday, June 11, 2025