KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Doktori nga Mitrovica pas 26 vjetësh kthehet në dy banesat e tij në veri
Lajme

Doktori nga Mitrovica pas 26 vjetësh kthehet në dy banesat e tij në veri

Kosova News
Kosova News 22:07 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas 26 vjetësh, doktori i njohur nga Mitrovica është kthyer në dy banesat e tij të uzurpuara nga një serb në veri të Mitrovicës. Në banesën e tij gjatë aksionit të policisë u gjetën edhe armë. Demiri në një rrëfim ekskluziv tregon për Tëvë1 se gjatë luftës ushtria serbe e largoi dhunshëm nga banesa, ndërkaq rrëfeu edhe momentin e trajtimit të Shaban Jasharit, babait të Adem Jasharit i cili ishte rrahur nga policia serbe.

Rrugën këndej si i ri e frekuentoi për më shumë se 20 vite.

Por, në vitin 1999, pjesëtarë të ushtrisë serbe, e larguan dhunshëm nga banesa e tij këtu në rrugën që quhej “Ivo lola ribar”..

Për t’u kthyer në të doktori i njohur nga Mitrovica, Shaqir Demir,i priti plot 26 vite, deri më 5 gusht të këtij viti.

- Reklamë -

Kjo pasi banesa e Demirit ishte e uzurpuar nga Zoran Arsic.

Në aksionin e policisë gjatë bastisjes për lirimin e banesës u gjetën edhe armë.

Në njërën nga dhoma, ishte edhe kjo fotografi që ka siguruar televizioni, e Arsicit me Millorad Dodikun, njeriun e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Por gjithë këto gjetje brenda banesës nuk e kanë befasuar doktorin, Shaqir Demiri.

“Nuk më ka çuditur që janë gjetur armë në këtë banesë për arsyeje siç e thash më herët pozicioni i kësaj banese është interesant, në të gjitha drejtime por është vendi kamufluar me pemë, ka qenë vend i zgjedhur për të” , thotë Demiri për Tëvë1.

Gjithë procesin e kthimit në shtëpi Demiri e sheh me emocione të mëdha.

“Në këtë banesë afër 20 vite këtu fëmijët për herë të parë e kanë shijuar ndjenjën e shtëpisë edhe të familjes kështu që kemi emocione të mëdha, edhe jam shumë i gëzueshëm edhe e falënderoj Policinë e Kosovës që na ka mundësuar të kthehemi në banesën tonë. Ky është rezultat i punës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë në këtë drejtim vetëm i falënderoj”, tregon ai.

Ai tregon momentin se si xhandarmëria serbe e kishin larguar nga banesa.

“ Më 28 mars 1999 kur ushtria, kanë qenë të uniformuar afër pesë, gjashtë veta kanë hyrë në banesë edhe nën kërcënimin e armëve, vetëm çanta të dorës që na kanë qëlluar, të gjitha gjërat tjera i kemi lënë jemi detyruar të largohemi nga banesa”, rrëfen doktori.

E shpresat sot do ktheheshin përsëri në banesë, Demiri thotë se kanë qenë të vogla pasi që edhe situata në veri më herët ka qenë e tensionuar.

“Nuk kemi pasë edhe shumë shpresë që do të kthehemi ndonjëherë për arsyeje të prolongimeve të paarsyeshme zgjatnin. Justifikime të pabaza, vetëm të mos kthehemi në banesat tona. Disa herë kemi bë kërkesë por në vesh të shurdhër” , shprehet ai.

Pas luftës, kjo familje nuk kishte pranuar që pronën e tyre t’ia shiste uzurpatorit.

“E falënderoj bashkëshorten e ndjerë, e cila ka qenë këmbëngulëse mos me shit edhe fëmijët, të gjithë kemi qenë një goje që banesën mos me shit, na është dukur si me dhënë një pjesë të trupit, për arsyeje se këtu jemi rritë këtu si familje jemi krijuar” , thotë

Por kjo nuk është banesa e vetme që ka Demiri.

Ai ka edhe një tjetër, e në të ka një histori të veçantë.

Pasi pikërisht brenda këtyre mureve kishte trajtuar edhe babain e Adem Jasharit, Shaban Jasharin i cili ishte rrahur nga policia serbe.

“ Kom emocione e kujtoj me nostalgji por në të njejtën kohë me krenari që i kom shërbyer një burri aq të madh të Kosovës. Lokacioni ka qenë këtu baca Shaban ka qenë këtu unë në atë pjesë një tavolinë ka qenë e vogël, pimë kafë edhe e kontrollova për arsyeje se ishte maltretuar shumë gjatë tërë natës në polici edhe kthehet këtu tek unë.Thash baca Shaban të paskan munduar shumë, ka qenë dashur të paraqitesh si i lodhur ose ose po të bjen të fikët, që të ndalen torturat, më këqyri në sy, pak në buzëqeshje tha, doktor Shaq ende nuk po na ngjofshme”,tregon ai.

Në fund, ai pati edhe një mesazh për qytetarët e Kosovës, ndërkaq shtoi se sot ndihen më të sigurt në pjesën veriore të vendit.

“Uroj te keni lajme të mira nga Mitrovica e Veriut sepse ky popull është shumë i stresuar nga paslufta ka pas vetëm lajme të këqija sidomos sirenat, kurse sot ndihemi shumë rehat”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?