KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana thotë se për dërgesat e Serbisë me dinarë po zbaton vendimin e BQK-së
Ekonomi

Dogana thotë se për dërgesat e Serbisë me dinarë po zbaton vendimin e BQK-së

Kosova News
Kosova News 15:53 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia tha se Kosova ka ndaluar edhe një dërgesë me dinarë në Kosovë, por nga Dogana e Kosovës thanë se disa persona, që janë paraqitur se përfaqësojnë një bankë tashmë të mbyllur, janë udhëzuar që të ndjekin vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.

“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Bankën Komercijalna, e cila tashmë është mbyllur. Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme. Të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Banka NLB Komercijalna deri në fund të këtij janari kishte operuar në Kosovë dhe kishin licencë që të punonin me dinarin serb në Kosovë. Banka ka njoftuar klientët e saj se llogaritë e tyre në dinarë do të transferohen në një nga degët e bankës në qytetet e Serbisë.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë është në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thotë se vetëm euroja është valuta për pagesa me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se dinarët që u ndalën të shkonin në Kosovë ishin të destinuara për pagesën e rrogave, pensioneve dhe ndihmës tjetër sociale për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, tha se përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë dhe kompanisë “Henderson” janë përzënë nga pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë. Ai pretendoi se policia e Kosovës i ka kërcënuar ata me arrestim.

“Kështu, [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e ka thënë qartë se e ashtuquajtura periudhë tranzitore është gënjeshtër e pastër dhe se po punohet gjatë gjithë kohës në funksionalizimin për ndalimin e dinarit”, u tha në reagim.

Petkoviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Prishtinës për të hequr dorë përfundimisht nga vendimi i njëanshëm për ndalimin e dinarit”.

Më 7 shkurt, autoritetet serbe po ashtu kishin deklaruar se një dërgesë me dinarë serbë u ndal në Jarinjë, por nga Dogana e Kosovës kishin argumentuar se palës serbe i ishte sqaruar se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Po atë ditë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se Banka Popullore e Serbisë, dërgoi një kamion mbushur me dinarë serbë në vlerë prej afër 1 milion eurosh drejt kufirit të Kosovës. Por, sipas tij, individët që po e përcillnin këtë mjet transportues, “u prezantuan me kredenciale të një kompanie inekzistente me pretendimin që paratë duan t’i dërgojnë te një entitet po ashtu inekzsitent në Kosovë dhe për interes të përfituesve, emrat e të cilëve as i dinë, e as nuk i kanë”, shkruan REL.

Në rregulloren për operacione me para të gatshme, të miratuar nga BQK-ja, thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm “përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja”.

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Komuniteti ndërkombëtar po i kërkon Kosovës që të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa informimin e duhur të qytetarëve. BQK-ja në fillim të javës bëri të ditur se rregullorja do të zbatohet përmes një faze tranzitore jo më të gjatë se tre muaj.

Ndalimi i dinarit – Kryeministri Kurti diskuton me shefin e OSBE-së për rregulloren e BQK-së

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?