KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana e Kosovës arkëton 1.347 miliardë euro, të hyrat rriten për 6 për qind
Ekonomi

Dogana e Kosovës arkëton 1.347 miliardë euro, të hyrat rriten për 6 për qind

Kosova News
Kosova News 13:58 -04/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që paraqet një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës q ëka bërë në këtë institucion ka vlerësuar se kjo rritje dëshmon përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Doganës së Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara, nga viti 2021 deri në vitin 2025, rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike. Gjatë kësaj periudhe, dogana ka arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.

Paralelisht me rritjen e të hyrave, janë ndërmarrë edhe reforma që synojnë lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Ndër to përfshihet përmbyllja e shtetëzimit të terminaleve doganore, si dhe zbatimi i deklarimit të mallrave para arritjes.

Sipas të dhënave të publikuara, kjo masë ka ndikuar në uljen e kohës së procesimit të mallrave me rreth 70 për qind.

Dogana ka forcuar gjithashtu kontrollet në pikat kufitare dhe ka shtuar përdorimin e teknologjisë për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme. Funksionalizimi i skanerit në Merdar ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës.

Në kuadër të modernizimit të mëtejshëm, janë duke avancuar edhe disa projekte strategjike, përfshirë dritaren e vetme kombëtare, transitin e përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Me 1 miliard e 347 milionë euro të hyra deri tani apo 6% më shumë se sa vitin e kaluar, Dogana e Kosovës po vazhdon me rritjen e pandërprerë dhe të ndjeshme të performancës. Nga viti 2021 deri më 2025, rritja mesatare e të hyrave ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike, periudhë gjatë së cilës janë arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.
Paralelisht, janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe zbatimin e deklarimit të mallrave para arritjes, i cili ka kontribuar në reduktimin e kohës së procesimit me rreth 70 për qind.

Krahas shtimit të efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Dogana ka forcuar edhe kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Funksionalizimi i skanerit në Merdar, ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

Në vijimësinë e modernizimit, po përparojnë edhe projekte të reja strategjike, përfshirë dritaren e vetme kombëtare, transitin e përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6 %

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Bogujevci viziton restaurimet në Mitrovicë: Qyteti me potencial për turizëm

​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Çmimet e derivateve për sot, MINTI tregon sa do të kushtojë nafta

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?