KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike
Ekonomi

​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Kosova News
Kosova News 13:53 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike në katër komuna, përfshirë Komunën e Vitisë.

Kurti këto deklarata i bëri në Viti, gjatë përurimit të masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “28 Nëntori”.

Sipas tij, në renovimin energjetik të shkollës “28 Nëntori” janë investuar rreth 118 mijë euro, me synimin për krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, dhe jo vetëm, do ta kenë mbështetjen e pakursyer të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për Eficiencë të Energjisë, por gjithashtu edhe për arsimim cilësor. Për Eficiencë të Energjisë në këtë shkollë kemi investuar rreth 118 mijë euro, ideja është që temperatura ndriçimi ajri pastaj dritaret kaldaja që të gjitha këto të përbëjnë një sistem që mundëson kushte sa më të dinjitetshme e të përshtatshme edhe për mësimdhënësit që punojnë, por edhe për nxënësit që mësojnë…Kjo është një prej 5 objekteve të rinovuara në Viti, në kuadër të marrëveshjes së qeverisë me komunat dhe me Fondin e Kosovës për Eficiencë të Energjisë, në gjithë skemën qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike në 4 komuna”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se masat e ndërmarra në shkollën kanë sjellë kursime të konsiderueshme të energjisë.
Ajo bëri të ditur se investimi prej 118 mijë eurosh përfshiu termoizolimin e mureve të jashtme, izolimin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, instalimin e sistemit të ngrohjes me pelet dhe ndriçimin LED.

“Masat e eficiencës në vlerë prej 118 mijë euro, përfshijnë termoizolimin e mureve të jashtme, izolimin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, instalimin e sistemit të ngrohjes me pelet dhe ndriçimin eficient LED. Ndërsa efektet janë tashmë të prekshme për nxënësit dhe të gjithë këtu, kursimet në baza vjetore janë rreth 75 përqind, ose 118 mijë kilovat-orë në vit. Do të thotë, kjo është një, nga njëra anë, përmirësim i kushteve të mësimnxënies për nxënësit, edhe uljes së ndotjes, sepse përpara ka qenë kapaciteti i kaldasë më i madh dhe ka qenë me dru, tashti për shkak se është më eficjent, kapaciteti është më i ulët dhe është më pelet, që do të thotë është më pak ndotës për ajrin këtu gjatë dimrit për fëmijët”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli u bëri thirrje komunave që të aplikojnë në thirrjen e re që pritet të hapet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë gjatë muajve në vijim.

Drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, tha se investimet nuk kanë sjellë vetëm kursim të energjisë, por edhe kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërsa, drejtori i SHFMU “28 Nëntori”, Sherif Neziri, në emër të drejtorisë së shkollës ka falënderuar institucionet për investimin dhe përmirësimin e kushteve në këtë objekt.

Pas përurimit të masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “28 Nëntori”, të njëjtit kanë vazhduar aktivitetin në Qendrën për Punë Sociale në Viti, ku gjithashtu janë implementuar masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objekt.

Gjithashtu lexoni:

Çmimet e derivateve për sot, MINTI tregon sa do të kushtojë nafta

Dogana e Kosovës informon blerësit online: Deri në 35 euro mund të përfitoni nga lirimi doganor

Kurti: Vetëvendosje e mbështet kandidaturën e Sejdiut, marrëveshja me LDK-në është e vlefshme dhe do të takohemi sërish

Nagavci: Refuzimi i Sejdiut për president nuk është vendim i duhur dhe në interes të qytetarëve

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?