KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana i tejkalon parashikimet, thyen rekord të hyrash
Ekonomi

Dogana i tejkalon parashikimet, thyen rekord të hyrash

Kosova News
Kosova News 15:03 -21/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të hyra deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.

Ky rezultat është jo vetëm mbi të arriturat e vitit të kaluar, por gjithashtu tejkalon konsiderueshëm projeksionin zyrtare për të hyrat doganore për këtë periudhë.Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës përkundër faktit që politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm.

Kjo perofrmancë dëshmon për ndërhyrje të fuqishme në ekonominë informale. Ky sukses është thelbësor për ekonominë tonë, pasi mundëson shpërndarjen më efikase të buxhetit të shtetit në funksion të nevojave publike, sikundër që eviton pabarazitë në të bërit biznes.

Po ashtu, arritjet tona në luftimin e ekonomisë joformale gjatë viteve të fundit, sidomos krahasuar me periudhën para-pandemike, janë dukshëm më të larta, duke dëshmuar për një angazhim të qëndrueshëm institucional dhe profesional. Kontributi në forcimin e sundimit të ligjit në Mitrovicën Veriore dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në fushën e derivateve kanë dhënë një kontribut të theksuar.Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve.

Shprehim mirënjohje të veçantë për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e zbatimit të ligjit, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer në realizimin e misionit tonë.

Po ashtu falënderojmë partnerët ndërkombëtarë që mbështesin Doganën në operacionet dhe ngritjen e kapaciteteve, çka përbën shtyllë të rëndësishme të këtij suksesi.Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi.

Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut. Jemi veçanërisht mirënjohës për secilin prej tyre dhe për familjet e tyre që i përkrahin çdo ditë në këtë mision të rëndësishëm për vendin.

Duke pasur parasysh trendin aktual dhe angazhimin e vazhdueshëm, parashikojmë që ky ritëm i performancës të vazhdojë edhe deri në fund të vitit, duke garantuar mbledhjen e qëndrueshme të të hyrave dhe shërbime gjithnjë e më të mira për qytetarët dhe ekonominë tone.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 21/07/2025 21/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?