Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në Facebook.
Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.
Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.
Ndërkaq ka pasur edhe zëra që thonë se nuk duhet të ketë kufizime në vite, por të behen kontrolle sipas ligjeve dhe automjetet pavarësisht viteve që kanë të dalin në qarkullim në gjendje të rregullt.


