KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dodiku po u bllokon qytetarëve të Bosnjës udhëtimin me letërnjoftime shkaku i Kosovës
Politikë

Dodiku po u bllokon qytetarëve të Bosnjës udhëtimin me letërnjoftime shkaku i Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:51 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 3 nëntor u nënshkruan tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, ku një prej tyre është edhe udhëtimi me letërnjoftime nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse Bosnjë-Hercegovina ka marrë detyrime për të nisur procesin që do të mundësonte udhëtimin me letërnjoftime, Milorad Dodik, ka paralajmëruar bllokimin e kësaj, shkaku i Kosovës, shkruan “Dnevni Avaz”.

“Në fund të vitit të kaluar në Banja Llukë erdhi emisari gjerman Sarrazin, që kërkoi në përgatitje për atë Procesin e Berlinit ne të pranojmë, jo të pranojmë Kosovën, por të pranojmë që ata mund të vinë me letërnjoftime në Bosnjë e Hercegovinë, që të mos ketë nevojë për viza apo ndonjë gjë tjetër. Por, nuk është kjo ndonjë gjë tjetër pos një lloj njohje”, tha Dodik para disa ditëve.

Në të vërtetë, deri më sot vetëm në institucione të Bosnjë-Hercegovinës nuk është ratifikuar asgjë.

Instituti Shqiptar për Bashkëpunim e Zhvillim (CDI Albania) ka publikuar një grafikë se ku ka arritur ratifikimi i marrëveshjeve që duhet të bëhen më së largu 18 muaj pasi janë nënshkruar në Berlin. Nga gjashtë shtetet që kanë marrë pjesë në nënshkrimin më 3 nëntor, vteëm Bosnjë-Hercegovina, nuk ka ratifikuar asgjë.

Kosova e Shqipëria kanë rratifikuar të tri marrëveshjet në të gjitha institucionet, ndërsa Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia i kanë kaluar nëpër qeveri e pritet të ratifikohen edhe nëpër parlamentet e tyre. Bosnjë-Hercegovina nuk e ka kaluar në asnjë instancë, as në Qeveri e as në Parlament. Ministrat e Republika Sërpskas po kundërshtojnë.

Përfaqësuesja e Republika Sërpskas në Këshillin e Ministrave të Bosnjës, Borjana Krishto, është pyetur mbrëmë pas takimit se kur do të ratifikohen. Ajo është përgjigjur se nuk e di, por ka thënë se duhet pasur kujdes që “marrëveshjet të mos cenojnë sigurinë”.

“Ne kemi një numër të marrëveshjeve në procedurë, ju e dini që procedura është komplekse. Çdo gjë që del ne e vendosim në rend të ditës. Kur bëhet fjalë për këtë liberalizim në kuadër të momentit aktual politik, sigurisht duhet të kujdesemi që të nënshkruajmë marrëveshje dhe t’i ratifikojmë, por duhet kujdesur edhe që ato të mos cenojnë sigurinë, në kuptimin e lëvizjes së lirë të njerëzve”, tha Kristo.

Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz” e vlerëson absurde që Bosnjë-Hercegovina është e vetmja ku nuk po ratifikohen marrëveshjet shkaku i Kosovës e në anën tjetër ato po ratifikohen nga Serbia. Elmedin Konakoviq, ministër i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, ka thënë se “dokumenti është në procedurë dhe se sërish do të propozohet kur të ketë pajtim politik”.

Ai thotë se nuk e kupton këtë refuzim, kur të gjitha shtetet tjera e kanë pranuar, përfshirë edhe Serbia.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?