KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij
Botë

Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

Kosova News
Kosova News 15:50 -19/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe, i cili në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës konsiderohet si i arratisur, ka deklaruar se tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër i kanë thënë se në Bosnjë-Hercegovinë është dërguar një njësit britanik me qëllim likuidimin e tij.

Dodik pohon se bëhet fjalë për rreth 40 ushtarë që kanë ardhur me një urdhër të veçantë, shkruan klix.ba.

“Tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër më thanë se në Bosnjë-Hercegovinë ka ardhur një njësit britanik prej rreth 40 ushtarësh me urdhër, jo për të më arrestuar, por për të më ‘zhdukur’, me arsyen se kam ‘kundërshtuar’. Ose ndoshta, sipas parimeve mafioze. Njeriu është problemi – nëse nuk ka njeri, nuk ka as problem. Nuk janë dorëzuar, por kanë heshtur”, tha Dodik për večernje novosti.

“Thënë nga ata, më këshilluan të largohem, por atë film nuk do ta shoh”, shtoi ai.

Separatisti serb gjithashtu tha se nuk ndihet i izoluar dhe se lëviz normalisht, duke shtuar se “proceset politike kurrë nuk do ta thyejnë” dhe se nuk do të heqë dorë nga “lufta për RS”.

Dodik theksoi gjithashtu se njerëz nga Brukseli i kishin sugjeruar të largohej.

“Atë film nuk do ta shohin. Nuk do të largohem as nëse NATO vjen të më arrestojë”, pohoi 66-vjeçari.

Kujtojmë se Dodik, i cili është dënuar në shkallë të parë, ka refuzuar të përgjigjet për thirrjen e Prokurorisë së BiH për t’u dëshmuar për dyshime se ka marrë pjesë në sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu, deri tani janë të dyshuar edhe presidenti i Kuvendit të Popullit të RS-së, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i RS-së, Radovan Viskoviq. 

Gjithashtu lexoni:

Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore

Moti sot me diell

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin

Kosova News 19/04/2025 19/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në QKUK
09:15 -20/06/2025
Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër
09:11 -20/06/2025
Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?