KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e të Pagjeturve, Kurti kërkon nga ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin të zbardhen më shumë informacione
Lajme

Dita e të Pagjeturve, Kurti kërkon nga ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Beogradin të zbardhen më shumë informacione

Kosova News
Kosova News 21:08 -30/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se përballë e kemi një shtet gjenocidal, që e mohon të kaluarën. Ai ka thënë se institucionet shtetërore nuk do të heshtin, e as nuk do të ndalen së thëni të vërtetën dhe u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Serbinë të zbardhen më shumë informacione për këtë çështje.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se ankthi i familjeve është i madh, pikëllimi i thellë, mirëpo qëndrueshmëria e tyre është e lartë dhe ne u kemi borxh që të bëjmë gjithçka që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të gjendet vendndodhja e tyre, edhe pse në këtë betejë, përballë e kemi një shtet gjenocidal, që e mohon të kaluarën.

Sipas tij, pjesa dërmuese, afër 94 për qind të zhvarrosurve, janë në muajt e parë pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit dhe më pastaj nuk ka pasur vullnet në Serbi për gërmime të mëtutjeshme.

“Sivjet janë bërë edhe 20 vjet prej se në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, ndodhet Velko Odalloviq, i cili ka qenë njeriu kryesor i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë. Në fakt, Velko Odalloviq dhe Zoran Angjellkoviq kanë qenë dy personat kryesorë. Ndërkohë që sot do të duhej të ishin në bankën e të pandehurve, të ketë gjykim të drejtë për ta dhe ndëshkim të merituar, ata janë persona të privilegjuar të regjimit të Vuçiqit, ku Odalloviq udhëheq Komisionin për persona të zhdukur në Serbi, që nga viti 2004, ndërsa Angjellkoviq mban po ashtu poste të larta, si ushtrues detyre i Drejtorit të Postës së Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej tha se para para 10 vjetëve, arkiva e Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave është klasifikuar me vendim në Serbi për 30 vjet. “Pra ajo nuk do të hapet deri në vitin 2044. Në ato arkiva, ndodhet e vërteta. Kjo është dhe arsyeja pse nuk janë të qasshme. Sepse kjo brigadë ka kryer një numër të madh të masakrave në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës”.

Kurti më tej bëri thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni ndaj Beogradit që të ndërrohet vendimi, që arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave të hapet dhe të zbardhen shumë informacione.

Gjithashtu lexoni:

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

Kosova News 30/08/2024 30/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?