KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita Botërore e Inovacionit, Kurti: Zhvillimi i qëndrueshëm nuk vjen rastësisht, por nga politika dhe institucione funksionale
Politikë

Dita Botërore e Inovacionit, Kurti: Zhvillimi i qëndrueshëm nuk vjen rastësisht, por nga politika dhe institucione funksionale

Kosova News
Kosova News 11:39 -21/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se investimi në dije dhe shndërrimi i saj në vlerë ekonomike është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien shoqërore, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, raporton Ekonomia Online.

Ngjarja është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”, ku u theksua roli i inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kurti shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm nuk është rezultat i rastësisë, por i institucioneve funksionale dhe politikave adekuate.

“Sot kemi mundësi të investojmë në dije, për të shndërruar atë në vlerën ekonomike dhe për t’u orientuar drejt mirëqenies shoqërore, është në themel të zhvillimit të një vendi. Dhe pikërisht për këtë do të reflektojmë sot, në Ditën Botërore të Inovacionit dhe të Kreativitetit. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është rezultat i rastësisë, dhe as i resurseve natyrore në vete. Ai është rezultat i institucioneve publike funksionale, i politikave publike adekuate dhe i një sektori privat dinamik ku vlerësohen inovacioni dhe kreativiteti”, tha ai.

Ai theksoi se Kosova ka potencial të madh njerëzor dhe burime të rëndësishme nga diaspora, duke shtuar se sfida mbetet ndërtimi i një sistemi që i shndërron idetë në produkte konkrete.

“Çdo vit universitetet tona nxjerrin mijëra të diplomuar në fusha si inxhinieria, shkencat kompjuterike, ekonomia, dizajni dhe disiplina. Në të njëjtën kohë, diaspora jonë përfaqëson një burim të rëndësishëm të kapitalit, jo vetëm financiar, por edhe profesional dhe të përvojës. Pra nuk kemi mungesë njerëzish apo idesh, dhe ajo në të cilën po punojmë është se si të ndërtojmë një sistem që sjell transformimin e mundësive dhe ideve në gjëra konkrete, që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi marramendëse, nga transformimi digjital, inteligjenca artificiale, te ekonomia qarkulluese dhe rikonfigurimi i tregjeve globale, vendet që ecin përpara janë pikërisht ato që dinë të investojnë në dije, në teknologji dhe në kreativitet.

Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, ku më shumë se gjysma janë nën moshën 25 vjeçare. Dhe kjo është një nga asetet tona më të mëdha”, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari- Lila, u shpreh se Kosova ka potencial për të qenë lider rajonal në inovacion, nëse ky potencial mbështetet me politika dhe ligje konkrete.

“Besoj plotësisht se vendi ynë, Kosova ka të gjithë talentin e rinisë si vendburim për të qenë lider rajonal në fushën e inovacionit. Detyra jonë është të hapim këtë potencial me politika konkrete, me ligje funksionale dhe me burime reale. Kur flasim për inovacionin, flasim për mënyrën se si funksionon ekonomia jonë tërësisht. Si prodhojmë vlerë, si rrisim produktivitetin, si krijojmë vende pune dhe si e pozicionojmë vendin tonë në tregjet rajonale, evropiane dhe globale. Ministria jonë ka për mision krijimin e këtij ekosistemi funksional për inovacion dhe ndërmarrësi, ku idetë nuk mbeten vetëm në nivel koncepti, por shndërrohen në produkte dhe shërbime konkurruese”, tha ajo.

Ajo shtoi se inovacioni mbetet ende nën potencialin e tij të plotë, pavarësisht përparimit ekonomik dhe rritjes së eksporteve në sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve digjitale.

“Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në rrafshin ekonomik, por inovacioni si motor rritjeje mbetet ende nën potencialin e vet të plotë. Sektori i teknologjisë dhe i shërbimeve digjitale është një ndër sektorët që ka bilanc tregtar pozitiv. Viteve të fundit eksportet kanë shënuar rritje jashtëzakonshme. Strategjia jonë nuk konsiston vetëm në ekonominë digjitale, por shtrihet edhe në industrinë e gjelbërt dhe në inovacionin e aplikuar që krijon vende pune të qëndrueshme. Miratimi i ligjit për inovacion dhe ndërmarrësi që u miratua dje në qeveri është një hap themelor në këtë drejtim”, tha ajo.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, theksoi rolin e kulturës dhe identitetit në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

“E ardhmja e qëndrueshme i ka rrënjët në të tashmen. Një identitet i ndërtuar me rezistencë, me shpresë, me guxim e këmbëngulje. Këto janë vlerat që përbëjnë themelet e kulturës dhe traditës tonë. Por përveç kësaj janë vlera që sot po promovohen në skenat më të mëdha ndërkombëtare nga krijuesit tanë përmes artit të tyre e tregimeve për vendin. Mozaiku i imazhit të Republikës së Kosovës çdo ditë e më tepër po vizatohet nga suksesi në festivalet më të mëdha të filmit, në dhomat e muzeve më të njohur të artit bashkëkohor, e në sallat prestigjioze në çdo cep të botës”, tha aj.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, theksoi se idetë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të suksesit, ndërsa pjesa kryesore lidhet me punën dhe përkushtimin.

“Ideja në vetvete është vetëm fillimi – ajo përbën një pjesë shumë të vogël të suksesit. Pjesa më e madhe është puna e vazhdueshme, përkushtimi dhe procesi i gjatë për ta zhvilluar atë ide deri në një produkt apo zgjidhje konkrete në treg. Në këtë kontekst, kreativiteti nuk lidhet vetëm me “shkëndijën” fillestare, por me aftësinë për ta çuar një ide përpara, për ta përpunuar dhe për ta bërë funksionale. Një element kyç për këtë është sistemi arsimor. Ai duhet të jetë modern dhe i përshtatur me kohën, ku programet mësimore nuk mbeten statike, por reagojnë ndaj ndryshimeve të shpejta në shoqëri dhe tregun e punës”, tha ai.

Ai shtoi se sistemi arsimor duhet të fokusohet në zhvillimin e aftësive për të mësuar dhe krijuar njohuri.

“Po ashtu, theksohet një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e të nxënit: fëmijët nuk duhet vetëm të marrin informacion, por të mësojnë si të mësojnë, dhe të zhvillojnë aftësinë për të krijuar dhe gjeneruar njohuri vetë. Pra, mesazhi i plotë është që kreativiteti dhe inovacioni nuk janë vetëm çështje idesh të mira, por kërkojnë punë të madhe, edukim cilësor dhe një mënyrë të re të të menduarit dhe të të nxënit”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 21/04/2026 21/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?