KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, sportistët e vitit 2025 nga KOK
Sport

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, sportistët e vitit 2025 nga KOK

Kosova News
Kosova News 22:19 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur Sportistja e Vitit, ndërsa xhudisti Akil Gjakova ka marrë çmimin Sportisti i Vitit, në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, e që u transmetua drejtpërdrejt në RTK1..

Çmimi për Krasniqin është ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i BKT-së, Suat Bakkall, si dhe legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi.

Ndërsa çmimim për Akil Gjakovën është dorëzuar nga nënpresidenti i parë i KOK-ut, Milaim Kelmendi, në shoqërim të sekretarit të përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippuzis, dhe kryetarit të nderit të KOK-ut, Besim Hasani.

Kryeministri Albin Kurti, duke uruar fituesit e çmimeve ka thënë se mbështetja për sportin do të vazhdojë.

“Çdo medalje është dëshmi e talentit dhe e punës. Urime secilit laureat e laureate të vitit që e lamë pas. Sukseset tuaja mos u ndalshin! Mbështetja për sportin do të vazhdojë”, ka thënë Kurti.

Çmimi “Trajneri i Vitit” i ka takuar mjeshtrit të xhudos kosovare, Driton Kuka, për sukseset e vazhdueshme me ekipin kombëtar.

Ndërkohë, çmimi “Shpresa e Vitit” te vajzat i është ndarë xhudistes Enise Zijade, kurse te djemtë tekuandistit Bleron Ademi.

Çmime speciale kanë marrë xhudistja Laura Fazliu dhe Astrit Hasani, kryetar i Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

Çmimi për Kombëtaren më të Mirë të Vitit i është ndarë Kosovës U17 në futboll për vajza, si dhe Kombëtares së seniorëve të Kosovës, e cila është në garë për kualifikim në Botërorin 2026.

KOK e ka nderuar me çmim edhe xhudisten Nora Gjakova, e cila i ka dhënë fund karrierës në vitin 2025.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?