Kuvendi i Kosovës ka bërë sot shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Kjo temë ka nxitur debat të gjatë, ku janë përshirë deputetë nga radhët e pozitës dhe opozitës.
Si do qoftë më e rëndësishme është fakti se kundërshtime për këtë projektligj kanë dhënë vërejtje deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar që të gjendet një mënyrë që Projektligji për ndërtime pa leje të mos ta amnistojë askënd, sidomos zyrtarët që kanë bërë shkelje dhe ndërtuesit e mëdhenj.
Më të zëshëm kanë qenë deputetët që vijnë nga komuna e Ferizajt, të cilët morën shembullin e keq që ka ndodhur në këtë komunë me ndërtime pa leje e me leje që janë lëshuar në kundërshtim me rregulloret.
Sido qoftë pas shterjes së kohës për debat, ky projektligj nuk ka mundët të hidhet në votim për faktin së s’ka pasur kuorum dhe seanca është shtyrë së paku për një orë./KosovaNews


