Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhje.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, në këtë mbledhje do të ketë diskutim final lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Për këtë të ftuar janë edhe Nita Shala – zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari – ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN ËOMEN.
Po ashtu në këtë mbledhje do të ketë rishikim të planit të punës së Komisionit Funksional për sesionin vjeshtor 2022.


