KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Disa vende të BE-së kërkojnë masa ndëshkuese ndaj Serbisë
Politikë

Disa vende të BE-së kërkojnë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 19:29 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhur me situatën në Kosovë, pas sulmeve të së dielës në Banjskë, në Bruksel u mbajt një takim i Komitetit të BE-së për Politikë dhe Siguri. Aty raportoi emisari evropian për dialogun, përfaqësues të EULEX-it e edhe ata të shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Burime diplomatike i thanë KOHËS se në takim, disa vende anëtare kërkuan që të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë, po qe se vërtetohet lidhja e saj me ngjarjet e së dielës në veri të Kosovës

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, mirëpo një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur pasi që në BE presin përfundimin e hetimeve për të vërtetuar nëse Serbia ka qenë direkt e përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën, apo në dërgimin e armatimit në Kosovë.

Në një takim të përfaqësuesve të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, që është zhvilluar të martën mbrëma, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe aty ka raportuar i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, por edhe përfaqësues të EULEX-it dhe përfaqësues të shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Nga burimet diplomatike, KOHA ka mësuar se disa shtete kanë përsëritur thirrjen për zyrtarët e BE-së që të jenë të balancuar në qasjen ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë, dhe se, duke marrë parasysh sulmet terroriste të së dielës, tash është koha që masa të vendosen edhe ndaj Serbisë, nëse vërtetohet se ajo ka lidhje me zhvillimet e së dielës.

Por zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se vendet anëtare po presin që të gjitha rrethanat dhe faktet rreth asaj që ka ndodhur të dielën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të verifikohen.

“Tash kemi një ndryshim të rëndësishëm të situatës pas sulmeve terroriste të së dielës në Kosovë. Për ne është e rëndësishme që të zhvillohet dhe të përmbyllet hetimi. Dhe kur ta kemi pasqyrën e qartë dhe të plotë nga hetimet lidhur me atë se çfarë ndodhi, kush qëndron prapa kësaj dhe kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e duhura”, ka thënë Stano.

Gjatë diskutimeve për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Siguri, përfaqësuesit e vendeve anëtare i kanë shprehur po ashtu mbështetje punës së të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, dhe kanë kërkuar nga palët që të kthehen në dialog dhe të zbatojnë obligimet nga dialogu.

Po ashtu mësohet se disa diplomatë kanë kërkuar që të ketë hetime profesionale dhe që hetimet të përmbyllen sa më parë që të jetë e mundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?