KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Digjitalizohet procesi i raportimit – reformave të administratës publike
Politikë

Digjitalizohet procesi i raportimit – reformave të administratës publike

Kosova News
Kosova News 11:50 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është bërë digjitalizimi i procesit të raportimit dhe monitorimit të zbatimit të reformave të administratës publike.

Siç thuhet në njoftim, një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Republikës së Kosovës janë reformat e administratës publike, duke përfshirë modernizimin dhe dixhitalizimin e sektorit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për të modernizuar dhe forcuar administratën publike, në mënyrë që qytetarët e vendit të shërbehen siç duhet dhe efektivisht nga institucionet publike. Muajin e kaluar (28 dhjetor 2022) Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Strategjinë e re për Reformat e Administratës Publike 2022-2027 dhe Planin e Veprimit 2022-2024. Strategjia e re paraqet një vizion të ri të qeverisë për administratën publike, që ka në qendër qytetarin, dhe ndër të tjera fokusohet në dixhitalizim, forcimin e llogaridhënies menaxheriale, përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe uljen e barrës administrative”, thuhet nw njoftim.

Tutje thuhet se për të siguruar zbatimin efektiv të reformave të planifikuara të qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar punën për dixhitalizimin e monitorimit dhe raportimit për zbatimin e veprimeve reformuese nga njësitë përgjegjëse të qeverisë.

“Kjo do të përmirësojë kapacitetet e qeverisë për të zbatuar masat e planifikuara reformuese në mënyrë efektive, dhe do të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e zbatimit të reformave të administratës publike”.

Platforma e re, dixhitalizon një proces të raportimit dhe mbledhjes së të dhënave nga njësitë përgjegjëse për zbatimin e masave reformuese, i cili kryesisht bëhej manualisht më parë, gjë që ka ndikuar në cilësinë e të dhënave dhe të raporteve të monitorimit për zbatimin e reformave të administratës publike. Platforma e re i mundëson qeverisë të koordinojë më mirë zbatimin e planit të veprimit për reformimin e administratës publike dhe të rrisë llogaridhënien dhe përgjegjësinë institucionale. Platforma e re dixhitale për monitorimin dhe raportimin e reformave në administratën publike, do të menaxhohet nga Departamenti për Reformat e Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?