KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Digjet vetura që shfrytëzohej nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut
Rajon

Digjet vetura që shfrytëzohej nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -22/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës i është vënë zjarri veturës që shfrytëzohej nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi. Vetë Grubi ka ndërlidhur veprën me punën e tij, ndërsa e ka quajtur aktin “qyqar e tinëzar”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Strumiçka” të Shkupit rreth orës 03:30. Zjarri është shuar. Nuk ka të lënduar, kanë bërë të ditur autoritetet.

Vetura nuk ka qenë e regjistruar në emër të Grubit, që në një reagim në Facebook ka thënë se “nuk do të zmbrapset nga puna”.

“I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim. I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim. Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjët dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinëzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zmbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve. Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shndërruan në shqetësime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë. Shpreh mirënjohje për të gjithë fqinjët e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm”, ka shkruar ai.

Për rastin kanë reaguar edhe liderë politikë në Maqedoni. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, teksa e ka quajtur fyerje të vlerave demokratike, ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Gjithashtu lexoni:

Rama takon homologun finlandez, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027

“A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’

Rama: S’do ketë marrëveshje për emigrantët me Britaninë, e kemi vetëm me Italinë

KosovaNewss 22/07/2023 22/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
8 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?