Rreth orës 15 një veturë me tabela RKS e tipit BMË 520 duke udhëtuar nga Prishtina për në Prizren në kilometrin 49 të autostradës ka shpërthyer në flakë.
Shoferi 53 vjeçar nga Ferizaj jashtë kameras tregoj tmerrin e përjetuar gjatë momentit të përfshirjes së mjetit nga flakët. Ai më tej shtoi se mezi kishte arritur të hapte derën e makinës në panik e sipër pasi edhe makina për disa çaste ishte bllokuar. Po ashtu ai thotë se mjeti është përfshirë përnjëherë nga flakët. Pas 20 minutash fillimisht në vendin e ngjarjes ka mbërrirur policia e Kosovës ndërsa zjarrëfiksit kishin ardhur më vonë, ndonëse automjeti ishte i shkrumbuar.
Fatmirësisht në automjet po udhëtonte vetëm drejtuesi i tij nga Ferizaj duke mos pësuar lëndime.


