Një person ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Justina Shkupi”, në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Policia bëri të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar.


