KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve
Siguri

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Kosova News
Kosova News 17:07 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka shënuar 1 Korrikun, Ditën e Përmbarimit, me një konferencë për media, ku u prezantuan sfidat e sistemit përmbarimor dhe statistikat e punës së këtij institucioni.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës, Mehdi Reshani, tha se ndryshimet në Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe në udhëzimin administrativ për tarifat e përmbaruesve kanë vështirësuar funksionimin e zyrave përmbarimore, duke ndikuar si në punën e përmbaruesve, ashtu edhe në realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe institucioneve.

“Heqja e aktit administrativ nga Ligji i Procedurës Përmbarimore ka goditur edhe qytetarët, edhe institucionet dhe ka shkaktuar një lloj anarkie, sepse ato lëndë kanë mbetur pa mundësi ekzekutimi. Palëve u njihen të drejtat me akte administrative, por nuk mund t’i realizojnë. Edhe institucionet që nxjerrin vetë akte administrative nuk mund t’i zbatojnë ato kur qytetarët nuk i përmbushin obligimet në mënyrë vullnetare. Që nga fillimi i vitit 2025 i kemi dërguar komentet tona, së bashku me Këshillin Gjyqësor, duke kërkuar që kjo dispozitë të ndryshohet dhe aktet administrative të rikthehen si dokumente përmbarimore. Një e drejtë që nuk mund të realizohet mbetet vetëm formale. Nëse pala nuk e realizon të drejtën e vet, ajo nuk ka vlerë”, u shpreh Reshani.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës, Mervan Zejnullahu, bëri të ditur se aktualisht në vend ushtrojnë veprimtarinë 44 përmbarues privatë, ndonëse sipas ligjit numri i tyre duhet të jetë 78. Vetëm dy janë gra, ndërsa asnjë përmbarues nuk vjen nga komunitetet joshumicë, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë ka hapur vazhdimisht konkurse për plotësimin e vendeve.

“Kemi 44 përmbarues aktivë tash në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Numri i përgjithshëm sipas ligjit duhet të jetë 78, domethënë i kemi edhe 34 vende të paplotësuara. Dy përmbarues janë femra, ndërsa nga komunitetet nuk kemi asnjë përmbarues deri tash, s’ka pasur interesim. Përkundër faktit që ka pasur konkurse të hapura vazhdimisht nga Ministria e Drejtësisë, por interesimi ka qenë i vogël nga ky rast. Për ndryshe Oda është edhe anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë me të drejta të plota prej vitit 2021, ndërsa si anëtare vëzhguese ka qenë nga viti 2015.”, u shpreh Zejnullahu.

Gjithashtu lexoni:

Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren

Vetaksident në Deçan, një person pëson lendime

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Pas tragjedisë në Liqenin e Batllavës, familja e Lirim Ruhanit del me njoftim mortor

Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator
19:08 -01/07/2026
Kosova avancon me ankandin e parë të energjisë së erës
18:53 -01/07/2026
Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
18:30 -01/07/2026
Avokati i Thaçit vë në pikëpyetje drejtësinë e Speciales pas vendimit të fundit të Apelit
18:11 -01/07/2026
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
17:44 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?