30 hektar sipërfaqe me ullishta dhe shkurre dogjën flakët e një dite më parë në Hekal të Mallakastrës ne Shqipëri.
Flakët janë vënë në kontroll, por ekipet e shërbimit zjarrfikës po monitorojnë zonën për të shmangur riaktivizimin e tyre.
Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizon rindjezjen e vatrave të zjarrit.
Në një operacion që zgjati rreth 12 orë një ditë me parë zjarrfikësit ndihmuar dhe nga ajri nga helikopteri i Forcave të Armatosura arritën të vënë në kontroll vatrën e zjarrit e cila rrezikoi dhe murin antik të Bylisit.
Në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura.



