KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor
EkonomiRajon

AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor

Kosova News
Kosova News 13:20 -29/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), bazuar në studimin e realizuar gjatë periudhës 28 maj – 28 qershor 2026, konstaton se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë investitorët dhe konsumatorët më të mëdhenj të turizmit në Shqipëri.

Studimi i AKB-së, i cili përfshin pesë fundjava radhazi, tregon se mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kalojnë fundjavën në Shqipëri. Gjatë një qëndrimi prej 2–3 netësh, ata shpenzojnë mesatarisht të paktën 300 euro për person, duke përfshirë akomodimin, gastronominë, pijet, transportin, derivatet e naftës, taksën rrugore, argëtimin dhe blerjet.

Bazuar në këto të dhëna, rezulton se çdo fundjavë qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 7.5 milionë euro në ekonominë shqiptare. Duke marrë për bazë sezonin turistik 1 maj – 30 tetor 2026, i cili përfshin 26 fundjava, rezulton se shpenzimet totale arrijnë në rreth 195 milionë euro, vetëm nga vizitat e fundjavës, pa përfshirë pushimet disa ditore apo javore gjatë verës.

AKB vlerëson se këto shifra dëshmojnë qartë se Kosova është partneri dhe tregu më i rëndësishëm për turizmin shqiptar, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e hotelerisë, gastronomisë, tregtisë, transportit dhe sektorëve të tjerë shërbyes.
Aleanca Kosovare e Bizneseve konsideron se është koha që ky bashkëpunim ekonomik të thellohet përmes investimeve të përbashkëta në turizëm, përmirësimit të infrastrukturës, lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, krijimit të ofertave të përbashkëta turistike dhe politikave që nxisin investimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Turizmi nuk është vetëm një sektor ekonomik, por edhe një urë që forcon lidhjet kombëtare, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve në të dyja shtetet.

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), deklaroi se studimi i tyre dëshmon qartë se qytetarët e Kosovës janë mbështetësit më të mëdhenj të turizmit shqiptar.

“Rreth 195 milionë euro që shpenzohen vetëm gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë e Shqipërisë. Ky është një partneritet ekonomik që duhet të vlerësohet, të mbështetet dhe të zhvillohet më tej përmes politikave të përbashkëta, investimeve strategjike dhe krijimit të kushteve edhe më të favorshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve. Kur fiton turizmi shqiptar, fitojnë edhe bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit”, tha Shahini.

Gjithashtu lexoni:

Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, ASK jep detaje

Digjen 30 hektarë tokë në Mallakastër të Shqipërisë/ Zjarrfikësit janë në gatishmëri për të shmangur riaktivizimin

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

KRU Prishtina njofton për punime të mirëmbajtjes në disa zona të kryeqytetit

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë, investim mbi 1.5 milion euro

Kosova News 29/06/2026 29/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
71%
1 km/h
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë
15:01 -29/06/2026
Spanja arreston kreun e mafias më të kërkuar të Italisë
14:38 -29/06/2026
Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, ASK jep detaje
13:58 -29/06/2026
Gucati: Të dielën protestë në Zarë të Kroacisë, kërkohet drejtësi
13:51 -29/06/2026
Ditë e zezë në Kosovë: Pesë të vdekur brenda 24 orëve në ngjarje tragjike
13:50 -29/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?