KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore
Siguri

Dhunimi i dy vajzave në Gjakovë – viktimat janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore

Kosova News
Kosova News 12:16 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy vajzat të cilat raportuan të martën në Gjakovë se janë dhunuar seksualisht janë të mitura, ndërsa dy personat të cilët janë arrestuar në raste të ndara si të dyshuar për dhunimin e tyre janë të moshës madhore.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të moshës madhore ndaj të cilëve në konsultim me Prokurorin përgjegjës janë iniciuar dy raste hetimi për vepër penale ‘Dhunimi’. Viktimat në dy rastet në fjalë janë të mitura”, ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Reklamë -

“Lidhur me rastet në fjalë janë duke u zhvilluar hetime nga njësitet përkatëse të policisë në koordinim me prokurorin përkatës”, ka shtuar Elezaj.

Për të dyshuarit Prokuroria Themelore e Gjakovës pritet që gjatë ditës të dorëzojë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Yllka Juniku-Shehu.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë sot do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale ‘Dhunimi’. Dy rastet janë raste të ndara, dhe të dyja viktimat janë të mitura, ndërsa dy të dyshuarit janë të moshës madhore. Me urdhër të Prokurorit kujdestarë, dy personat gjenden në ndalim për 48 orë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se për dy raste të dhunimit në Gjakovë.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një vajzë ka raportuar se dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe e kanë dhunuar seksualisht.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 18:05, kur një vajzë ka raportuar se një person me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport/Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Gjakovë – Persona të maskuar dhunojnë një femër në veturë, dy raste për 24 orë

Gjithashtu lexoni:

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?