KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ekonomi

​Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos

Kosova News
Kosova News 18:51 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ngritja enorme e çmimit të çimentos për herë të tretë nga 1 janari 2022 e deri më sot ishte arsyeja kryesore që shtyu Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektori i ndërtimit, të mbledh në një takim të përbashkët bizneset e sektorit të betonit e ndërtimit, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari dhe kryesuesen e Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës (AKK) Naime Bunjaku Isufi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë prezantoi para ministres dhe kryesueses ndryshimin e çmimit të çimentos nga viti 2019, derisa falënderoi ministren dhe kryesuesen e AKK për bashkëpunimin.

Përfaqësuesi i sektorit të ndërtimit, Naim Mahmutaj theksoi se ndërtimtaria në Kosovë është në gjendje kaotike, ani pse sot, siç tha ai, në këtë sektor janë përqendruar investimet më të mëdha, e gjithashtu është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

Përfaqësuesi i sektorit të betonit, Bujar Avdyli shtoi që është e nevojshme të analizohen më në detaje arsyet që kanë shtyrë deri tek një ngritje e tillë enorme të çmimeve të çimentos, e cila efektin më të madh e ka tek konsumatori final, pasi sipas tij, kjo do të ndikojë direkt në ngritje të çmimit të ndërtimit të objekteve të banimit si dhe atyre afariste.

Gjatë takimit bizneset e njoftuan Autoritetin e Konkurrencës që të ketë parasysh faktin se “Titan Group” që është pronari i “Sharrcem” SH.P.K., ka në pronësi edhe fabrikat e çimentos që operojnë në rajon, siç është ajo në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Bëhet e ditur se ministrja Hajdari ka përgëzuar Dhomën e Tregtisë për organizimin e lobimin për trajtim të sfidës së sektorit të betonit dhe shtoi që është tejet i nevojshëm bashkëpunimi i institucioneve me bizneset, ashtu që të luftohen dukuritë e papranueshme.

Ministrja dhe Autoriteti i Konkurrencës gjatë diskutimit të hapur dëgjuan brengat e bizneseve dhe premtuan që do e analizojnë rastin në afat sa më të shkurtër kohor dhe të dalin me një përgjigje konkrete.

Gjatë diskutimit të hapur u theksuan edhe brenga tjera që preokupojnë sektorin e ndërtimit dhe bizneset në përgjithësi, ku u kërkua nga MINT dhe AKK të ketë reagime dhe përkrahje më të shpejtë në rastet e situatave të jashtëzakonshme, siç është ngritja e çmimit apo të ngjashme.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se bizneset kërkuan përkrahje edhe për ndryshimin e çmimeve të kontratave publike të nënshkruara para pandemisë për shkak të rritjes enorme të çmimeve të importit të mallrave (aktualisht Kosova ka raportin import/eksport 90/10), pasi siç u tha aty, kështu bizneset po detyrohen të shkelin ligjet, siç është shitja nën çmimin e blerë./kp

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

DhTIK thotë se qëndrimi i BE-së, vërteton vërejtjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të energjisë në Kosovë

Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN për mbështetje buxhetore

TAGGED: Bizneset, çimento, çmimet
Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?