KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon rezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve të produkteve
Politikë

Dështon rezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve të produkteve

Kosova News
Kosova News 18:26 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ngritjen e çmimeve të produkteve.

Pro miratimit të rezolutës, votuan vetëm 24 deputetë opozitarë, ndërsa kundër ishin 47 deputetët e mazhorancës.

Para se të vihej në votim, pushteti dhe opozita u përplasën ashpër edhe për inicimin e një rezolute të re nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se rezoluta e tyre përmban kërkesa konkrete për Qeverinë e Kosovës.

“Rezoluta e GP të Lëvizjes Vetëvendosje kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren veprime të menjëhershme dhe masa të jashtëzakonshme për të adresuar rritjen e inflacionit dhe ndikimin e tij në çmimet e produkteve bazë. Si dhe përmes instrumenteve monitoruese të ndalë përpjekjet për shfrytëzimin e kësaj situate nga abuzuesit”, tha ajo.

Mirëpo, kritik u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Tash momentet e fundit kuptojmë se partia në pushtet ka propozuar një rezolutë. Çfarë logjike ka pushteti të propozojë rezoluta, pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje? Çka është kjo – pushteti të propozojë rezoluta?…Kjo sjellje është tendencioze me qëllim të kapjes së vendimmarrjes në këtë kuvend, por gabim e keni”, tha ai.

Pas dështimit të miratimit të rezolutës, opozita lëshoi sallën, ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet duke thënë se seanca plenare do të vazhdojë nesër, në orën 10:00./kp/

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

TAGGED: Ldk, propozimi, rezoluta
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?