KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sulm ndaj një personi
Pa kategori

Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sulm ndaj një personi

Kosova News
Kosova News 18:43 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy raste të ndara, duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Leposaviq.

Ky rast, në Polici thuhet të jetë raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar policinë se një person me lëndime (frakturë në nofull) është pranuar për trajtim mjekësor.

“Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar derisa ishte duke qëndruar në një lokal nate. Lidhur me rastin, në stacion policor është paraqitur i dyshuari F.M 19 vjeçar i cili është intervistuar”, tha Policia.

Rasti i dytë ka ndodhur më datën 22.03.2025, rreth orës 00:20, në Zubin Potok, ku Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë komunë ka njoftuar policinë se një person me lëndim në kokë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sipas deklaratës së viktimës, ai ishte sulmuar me një shishe qelqi nga i dyshuari I. A. 35 vjeç, derisa ndodhej në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin i cili  po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak”.

“I dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰, është ndaluar në stacion policor, më pas është intervistuar”, tha Policia.

Lidhur me rastet, Policia thotë se për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit, të dy personave u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale, që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” mes grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në mbarë botën

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale, që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun
13:10 -08/07/2025
Vdekja e Agon Zejnullahut, Sveçla: Kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar
12:54 -08/07/2025
Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi
12:51 -08/07/2025
Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit
12:20 -08/07/2025
Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
12:12 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?