KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja e VV-së: Dy zyrtarë të lartë të PDK-së i kërkuan BE-së që deri në zgjedhje të mos ia heqin masat Kosovës
Politikë

Deputetja e VV-së: Dy zyrtarë të lartë të PDK-së i kërkuan BE-së që deri në zgjedhje të mos ia heqin masat Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:58 -15/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës sepse, siç tha, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje. E pyetur nga RTV21 nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.

Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre por RTV21 merr vesh se emrat e zyrtarëve e PDK-së për të cilët aludoi Kryeziu janë, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi.

“Unë e di se së fundi dy zyrtarë të një subjekti politikë të PDK-së në këtë rast kanë pasur një takim me dy përfaqësues të Bashkimit Evropian prej të cilëve kanë kërkuar që të mos të tërhiqen Kosovës masat se në rast se kjo bëhet atëherë do të ndikonë pozitivisht në procesin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe unë mendoj se kjo është opozita në Kosovës është ajo e cila kërkon që të mos t’i tërhiqen masat dhe është ajo nuk i gëzohet tërheqjes së masave të cilat padrejtësisht janë bërë ndaj Republikës së Kosovës. Janë dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët në muajin nëntor kanë pasur një takim me dy zyrtarë tjerë në Bashkimin Evropianë, emrat janë të ditur të katërve prej tyre. Dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët përgjatë këtij takimi të cilin nuk e kanë bërë publik sepse me siguri ka qenë ideja që edhe kjo ndoshta mund të zbulohet dhe mund të merren informacione se çfarë është folur në atë takim, por gjatë takimit ata kanë kërkuar që të mos i tërhiqen masat Republikës së Kosovës sepse kjo do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhorë, po flasim për një kritikë të një opozite si kjo e cila është e gatshme madje që të sakrifikojë vendin edhe në këtë lloj situatë si kjo kur unë besoj se thirrja duhet të jetë e përbëshkët që të tërhiqen masat Republikës së Kosovës si e pozitës apo ndonjë parti politike opozitare sepse po flasim për vendin tonë, për disa fonde apo për grande që i shkojnë mirë Republikës së Kosovës dhe jo Qeverisë dhe neve si deputetë individualisht. Thjesht janë projekte të cilat shkojnë në të mirën e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës. Nuk e kanë bërë publik takimin që e kanë pasur, nuk dua t’i përmendi emrat por janë të ditur emrat e tyre dhe unë mendoj që PDK e dinë se kush janë ata persona që kanë mbajtur këtë takim. E dimë kush janë, sigurisht që ne kemi kontakte të tona me përfaqësues të ndryshëm mrenda për mrenda Parlamentit Evropianë, BE, Institucioneve të ndryshme dhe ata na njoftojnë për atë se qfarë është duke ndodhur ose për atë se qfarë po flitet nëpër takime të ndryshme, ne vazhdimisht marrim informacione se çfarë është thënë në takime të ndryshme në nivele të ndryshme sepse komunikojmë me njëri tjetrin dhe dorën në zemër kjo ka qenë shokuese pikërisht se po bëhet fjalë për një çështje që tashmë ka muaj që Republika e Kosovës vazhdonë të mbetet nën masa padrejtësisht, ndërkohë që kemi përfaqësues të ndryshëm politikë që i gëzohen këtij fakti dhe nuk e japin kontributin e tyre kur atyre ju jepet mundësia që të bëjnë thirrje që këto masa t’i hiqen”, tha ajo./RTV21

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 15/11/2024 15/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?