KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja e Vetëvendosjes i kërkon Prokurorisë ta kthejë në Qeveri arkivin me të dhënat e veteranëve
Politikë

Deputetja e Vetëvendosjes i kërkon Prokurorisë ta kthejë në Qeveri arkivin me të dhënat e veteranëve

Kosova News
Kosova News 11:35 -13/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, në deklarimet jashtë rendit të ditës ë seancën plenare të së enjtes, ka kërkuar nga Prokuroria që sa më shpejt t’ia ktheje arkivin Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ajo ka thënë se në mungesë të këtij arkivi veteranët nuk po mund të pajisen me dokumente.

“Nga viti 2016 ish-kryeprokurori kishte deklaruar se ka nisur hetimi i listave të veteranëve, në vitin 2018 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë mbi 900 faqe për 12 zyrtarë, jemi 7 vjet nga fillimi i hetimeve e 5 vjet nga ngritja e aktakuzës. Shumë akuza janë shkëmbyer mes vete midis prokurorëve për këtë rast e i njëjti ende nuk ka marr epilog. Me qëllim të hetimit të listave të veteranëve konfiskoi gjithë arkivin e Zyrës së veteranëve pranë Zyrës së Kryeministrit, si pasojë nga ajo kohë e deri më sot, veteranët, duke përfshirë edhe invalidët e luftës nuk kanë mundësi të pajisen me dokumentet, vërtetimet apo certifikatat për të cilat ata kanë nevoja të shumta”, ka theksuar Mehemti-Selimi.

Sipas saj një veteran për mungesë të një dokumenti të thjeshtë nuk mund t’i gëzojë të drtejtat që i takojnë me ligj.

Deputetja e partisë në pushtet ka thënë se mungesa për kaq kohë të gjatë e arkivave në Zyrën për çështjet e kategorive ta dala nga lufta, ka rezultuar me pamundësi të ushtrimit të të drejtave të veteranëve.

Mehmeti-Selimi ka deklaruar se pa dashur të ndërhyjë në pavarësinë e Prokurorisë, po e pyet se sa vite i duhen për ta bërë një hetim të tillë.

“I bëjmë thirrje asaj që sa më shpejt, Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta t’i vihet në dispozicion arkiva e saj, në ndërkohë bëjmë thirrje që Prokuroria të kryejë punën e vet në zbardhjen e cilësdo shkelje që ka quar në fryrjen e listës së veteranëve”, është shprehur Mehmeti-Selimi.

Gjithashtu lexoni:

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 13/04/2023 13/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?