KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së: Telekomi i ka shpenzuar 5 milionë euro në sigurim fizik, e që këto kontrata nuk janë askund
Ekonomi

Deputeti i VV-së: Telekomi i ka shpenzuar 5 milionë euro në sigurim fizik, e që këto kontrata nuk janë askund

Kosova News
Kosova News 19:13 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot u mbajt mbledhja e komisionit për Ekonomi, me çrast ministrja e ekonomisë Rizvanolli shpalosi raportin e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2021, lidhur me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja pati disa kritika dhe vërejtje, veçanërisht në vlerësimin e aseteve të të gjitha ndërmarrjeve publike të cilat edhe i quajti joreale, madje tha se nuk ka asnjë detaj se kur është bërë vlerësimi i fundit.

“Vlerësimi i aseteve te të gjitha ndërmarrjet publike nuk është real madje nuk kemi asnjë detaj se kur është bërë vlerësimi i fundit, për ujësjellësin rajonal nuk ka bazë të aseteve”

Rizvanolli tha se për këtë është një problem të cilin nuk kanë mundur ta realizojnë deri tash për shkak të mungesës së buxhetit mirëpo edhe për shkak se fokusi i ndërmarrjeve dhe fokusi i ministrisë ka qenë që të ndërpriten kontratat e dëmshme, dhe sivjet do të fillojnë me vlerësimin e aseteve.

Deputeti Muja ia parashtroi disa pyetje ministres, Artane Rizvanolli, lidhur me shpenzimet e mëdha të Telekomit.

- Reklamë -

Ai e pyeti se cila ka qenë arsyeja që Telekomi i ka shpenzuar 5 milionë euro në sigurim fizik, e që këto kontrata nuk janë askund?

Rizvanolli tha se gjatë vitit 2021 Telekomi i Kosovës ka përpiluar një pako dalëse për punëtorët që kanë qenë të interesuar dhe kanë përfituar pagat për një periudhë 24 mujore mirëpo kjo ka qenë lehtësim në afat të gjatë për Telekomin  duke qenë se janë liruar nga pozita personat e punësuar në pozita të panevojshme duke thënë po ashtu se ndërmarrja ka qenë e kujdesshme që pako dalëse të mos u lejohet personave të punësuarëve të cilët janë esencial për kryerjen e operacioneve të ndërmarrjeve por vetëm atyre që janë konsideruar që janë të tepërt dhe mund të funksionojë Telekomi edhe pa ta.

Muja tutje i kërkoi edhe kontratat e qirave të postës e që sipas tij qiraja vjetore isht 8 milionë euro.

“shpenzimet kryesore të postes e cila qiraja është  8 milionë euro, a mund t’i kemi kontratat e këtyre qirave, pse kanë shku 4 milionë euro në antena e tash po mujka telekomi edhe pa ato?”

Ministrja lidhur me këtë tha se një pjesë tjetër e problemit qëndron edhe te mungesa e informacioneve me apo pa dashje që kanë qenë edhe nga vet ndërmarrjet publike për pronat e tyre, një pjesë e pronave edhe kanë qenë të uzurpuara dhe me kalimin e kohës ka filluar te ndërmerren masa dhe të zbulohet pronësia e vërtetë dhe kur të bëhet kjo do të ketë edhe një pasqyrë shumë më të mirë por edhe do të pamundësohet keqpërdorimi e uzurpimi i provave siç është bërë në të kaluarën.

Tutje Muja deklaroi se në vitin 2014-2019 shpenzimet e Telekomit në marketing kanë shkuar nga 1 milion kur kanë pas qarkullim rekord, ai thotë se sa ma tepër kanë pasur  humbje aq ma tepër janë shtuar investimet në marketing, pra e kanë mbërri kulmin në 4 milionë euro në vitin 2016, Muja kërkoi që të bëhet e ditur se ku janë shpenzuar ato?

“Pse po mujka Telekomi me performu ma mire financiarisht me 70 mijë euro marketing në vitin 2021, ku kanë shku 4 milionë euro në marketing”, pyeti ai.

Ndërkaq, Rizvanolli tha se që nga viti 2016 nuk ka pasur investime në rrjet dhe se Telekomi tanimë e ka nënshkruar kontratën e përkrahur nga një kredi nga Qeveria e Kosovës për të bërë modernizimin e rrjetit për të kaluar në kodin telefonik të Kosovës 383 dhe vetëm ky ndryshim do ta kursej Telekomit rreth 2 milionë deri në 3 milionë në baza vjetore ndërsa me investime të tjera që do të bëhen në rrjet e që do të jenë pajisje të gatshme për përdorim të rrjetit 5G.

“Telekomi do ta përmirësojë performancën dhe cilësinë e shërbimeve dhe planifikon sivjet të shtrijë rrjetin e fijeve optike, andaj brenda disa viteve Telekomin do ta kemi në gjendje më te mire dhe më konkurruese në treg në krahasim siç ka qenë”, u shpreh Rizvanolli.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?