KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i LVV-së: Osmani ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës!
Politikë

Deputeti i LVV-së: Osmani ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës!

Kosova News
Kosova News 12:25 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar atë si “një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në historinë e Republikës së Kosovës”.

Në postimin e tij, Qorrolli thekson se “përmes një dekreti të nxituar për shpërndarjen e Kuvendit, ajo ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të shtetit, ende pa u konsumuar dhe pa u shteruar plotësisht afati kushtetues.

Postimi i plotë:

NJË DEKRET KUNDËR RENDIT KUSHTETUES!

I.

Vjosa Osmani dje ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës.

II.

Përmes një dekreti të nxituar për shpërndarjen e Kuvendit, ajo ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të shtetit, ende pa u konsumuar dhe pa u shteruar plotësisht afati kushtetues që Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh për përmbylljen e procedurës së zgjedhjes së Presidentit.

III.

Ky veprim përbën një tejkalim flagrant të kompetencave kushtetuese të Presidentit dhe një cenim serioz të parimit themelor të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, mbi të cilin është ndërtuar arkitektura institucionale e Republikës së Kosovës. Në një rend demokratik kushtetues, kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të ushtrohet në mënyrë arbitrare, e aq më pak në rrethana kur procedurat kushtetuese janë ende në zhvillim dhe kur afatet e përcaktuara nga Kushtetuta nuk janë shteruar.

IV.

Në historinë tonë kushtetuese, ndonëse relativisht të shkurtër, ky rast shënon një nga precedentët më problematikë të ndërhyrjes së institucionit të Presidentit në funksionimin e organit më të lartë legjislativ të vendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ky institucion, për më tepër, gëzon një legjitimitet të freskët demokratik, të konfirmuar përmes një vote plebishitare të qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Ndërhyrja në mandatin dhe funksionimin e tij përmes një dekreti të tillë jo vetëm që cenon balancën institucionale, por krijon një precedent të rrezikshëm për relativizimin e kufijve kushtetues të autoritetit presidencial.

V.

Pesha e këtij akti rëndohet edhe më tej nga fakti se ai duket të jetë ndërmarrë me vetëdije të plotë për pasojat që mund të prodhojë në rendin kushtetues dhe në stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës. Një akt i tillë, në thelb, përbën një instrumentalizim të kompetencave kushtetuese për qëllime politike, duke e zhvendosur institucionin e Presidentit nga roli i garantuesit të funksionimit kushtetues të institucioneve në një aktor që ndërhyn drejtpërdrejt në konfigurimin e tyre.

VI.

Në historinë e afërt institucionale ekziston vetëm një rast që mund të konsiderohet analog për nga natyra e tensionit kushtetues që ka prodhuar: rasti kur Presidenti Hashim Thaçi nxori dekretin për mandatimin e Avdullah Hoti për kryeministër (30 prill 2020), ndonëse shkronja dhe fryma e Kushtetutës sugjeronin një procedurë të ndryshme, që lidhej drejtpërdrejt me të drejtën e nominimit nga subjekti politik më i madh në Kuvend.

VII.

Në këtë kontekst, dekreti i Osmanit rrezikon të thellojë edhe më tej praktikën e relativizimit të kufijve kushtetues dhe të krijojë një precedent të rrezikshëm, ku kompetencat kushtetuese interpretohen dhe ushtrohen në mënyrë ekspansive, duke cenuar parimet themelore të shtetit të së drejtës, sigurisë juridike dhe balancës institucionale.

VIII.

Nëse një praktikë e tillë do të tolerohej si precedent institucional, ajo do të shndërrohej në një precedent destabilizues për rendin kushtetues, duke relativizuar kufijtë e autoritetit kushtetues dhe duke minuar parimin themelor të demokracisë kushtetuese se çdo pushtet publik ekziston dhe ushtrohet vetëm brenda kufijve të Kushtetutës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 07/03/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?