KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Dugolli i dërgon dëshmi Kryeprokurorit të Speciales në Hagë, i bënë thirrje ta hetojë Masakrën e Dubravës  
Siguri

Deputeti Dugolli i dërgon dëshmi Kryeprokurorit të Speciales në Hagë, i bënë thirrje ta hetojë Masakrën e Dubravës  

Jeton Sopa
Jeton Sopa 12:41 -06/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli javën e kaluar i ka dërguar një letër ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë Alex whiting.

Dugolli këtë gjë e bërë të ditur gjatë ditës së sotme para gazetarëve  në një konferencë për media, ai tha se këtë gjë e ka bërë për faktin se kryetarja e kryetarja e Dhomave të

Specializuara, znj. Ekaterina Trendafilova, ka mohuar që Gjykata Speciale është një-etnike shkruan KosovaNews.

“Në një intervistë të vitit 2021, kryetarja e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trendafilova, ka mohuar që Gjykata Speciale (siç njihet tashmë) të jetë një-etnike. Kjo gjykatë, shpjegoi ajo, ka jurisdiksion mbi krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas ligjeve të Kosovës, të cilat kanë nisur ose janë kryer në Kosovë ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, nga, ose ndaj qytetarëve të Kosovës ose ish Republikës Federale të Jugosllavisë. Për më tepër, ajo pohoi se:ligji e pasqyron qartë se [Gjykata] nuk është themeluar për të nisur procedura kundër një grupi etnik të caktuar Vendimi se kush të akuzohet është ekskluzivisht i Prokurorit të Specializuar,duke u bazuar në hetimet e zyrës së tij dhe disponueshmërinë e provave” ka thënë para gazetarëve i mbijetuari i Masakrës së Dubravës

Dugolli shtoi  se në  kërkesën e dërguara në Hagë ka dëshmi të mjaftueshme për të hapur hetime dhe për të ngritur aktakuzë kundër zyrëtarëve të lartë shtetëror të Serbisë të cilët ishin përgjegjës për Masakrën e Dubravës.

“Këtë e kam bërë në cilësinë jo vetëm të dëshmitarit, por edhe të mbijetuarit të kësaj masakre, të cilën organizata Human Rights Watch  e ka quajtur një ndër ngjarjet më të këqija të luftës në Kosovë Nëse Gjykata Speciale vërtet nuk është një-etnike, atëherë nuk ka asnjë arsye pse të mos hetohen krimet lidhur me planifikimin dhe kryerjen e kësaj masakre.  Nga viti 1999, deri më sot, asnjë zyrtar i Serbisë nuk është akuzuar nga asnjë gjykatë, për këtë krim monstruoz. Ka ardhur koha për ti dhënë fund kësaj mosndëshkueshmërisë”

Tutje, Dugolli tha se Gjykata Speciale duhet të dëshmojë që do t’i gjykojë ata që kanë kryer krime vërtetë përmes masakrave të shumta e vrasjeve masive siç ka ndodhur në majin e vitit 1999 në burgun e Dubravës.

Dugolli tha se këtë krim e kanë adresuar edhe në institucionet vendore një grup të mbijetuarish në Prokurorinë e Pejës mirëpo deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Ai tha se edhe vet  ka dhënë dëshmi në EULEX në vitin 2013 mirëpo kjo gjë nuk është marrë parasysh as nga Institucionet Ndërkombëtare.

Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u krye masakër mbi të burgosurit shqiptarë nga forcat serbe, ku rreth 1.000 shqiptarë iu nënshtruan terrorit për  katër ditë ku u vranë dhe masakruan  160 të burgosur , kurse mbi 300 u plagosën.

Gjithashtu lexoni:

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

TAGGED: Enver Dugolli, masakra e dubraves
Jeton Sopa 06/05/2023 06/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
19:10 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?