KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Dugolli fajëson ish-qeveritë për masat e BE-së
Politikë

Deputeti Dugolli fajëson ish-qeveritë për masat e BE-së

Kosova News
Kosova News 18:38 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka ndërlidhur masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura më herët sivjet, me “moskontrollin e integrimit të pretenduar të serbëve në veri” nga ish-pushtetet.

Sipas tij, integrimi i serbëve ka qenë vetëm farsë. Ai ka deklaruar se përpjekjet e Qeverisë Kurti për shtrim sovraniteti në veri kanë alarmuar strukturat ilegale për të kundërshtuar.

Duke komentuar presionin ndërkombëtar mbi Kosovën, Dugolli në emisionin “60 Minuta” në KTV ka thënë se kjo po inkurajon strukturat e Serbisë.

“Besoj që këtu po synohet të arrihet marrëveshje për deeskalimin përfundimtar, një ecje përpara, por tolerimet që po bëhen ndaj strukturave të Serbisë, sikur po i inkurajojnë forcat destruktive e armiqësore ndaj Republikës së Kosovës sepse ne këtë situatë e kemi trashëguar. Ka qenë shumë më keq, ka qenë situatë kur thua kontrolli i shtetit në atë pjesë ishte krejtësisht formal, s’ka pasur kontroll të mirëfilltë sepse integrimi i pretenduar i serbëve lokalë asnjëherë s’ka ndodhur. Ka qenë vetëm farsë, për të cilën ne po paguajmë çmim. Jemi shteti që po paguajmë çmim për integrimin farsë sepse kemi pra edhe masat e BE-së ndaj shtetit të Kosovës…”, ka thënë ai. “Patjetër se janë pasojë e saj (farsës për integrim)… në momentin që shtrimi i sovranitetit dhe integritetit territorial në atë pjesë dhe natyrisht që filluam të bëjmë punë për ndjekjen e krimit të organizuar, korrupsionit e kontrabandës, u alarmua ajo strukturë kriminale dhe bëri probleme dhe ishim të detyruar të intervenojmë me forca policore e shtetërore që të mbajmë qetësinë, situatën nën kontroll dhe si rezultat i kësaj nga BE-ja u quajt se situata është eskaluar dhe padrejtësisht dhe në mënyrë joproporcionale u vendosën masa ndaj Kosovës”.

Masat e BE-së ndaj Kosovës u vendosën më herët gjatë vitit, nën arsyetimin e ndërkombëtarëve se nuk janë përfillur kërkesat e tyre për shtensionim të situatës në veri. Ndërkombëtarët patën kërkuar që kryetarët e rinj, shqiptarë, të katër komunave në veri të vendit të dominuar nga serbët, të mos ushtronin funksionin e tyre brenda objekteve komunale. Kërkesat kishin ardhur pasi në veri nisën protesta të dhunshme nga serbë lokalë.

Gjithashtu lexoni:

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Kosova News 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?