KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët evropianë pro Kosovës në NATO: Provokimi nga Rusia në rajon na shqetëson
Politikë

Deputetët evropianë pro Kosovës në NATO: Provokimi nga Rusia në rajon na shqetëson

Kosova News
Kosova News 16:50 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e vendeve evropiane e konsiderojnë të rëndësishme që BE-ja dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ata përkrahin angazhimin e institucioneve të vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO.

Kryetari i komisionit të mbrojtjes në parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos, ka folur për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur i bindur se dialogu do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.

Vasconcellos tha se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës.

“Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e të gjithë Evropës dhe kjo për arsye historike dhe se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, gjithçka që shtetet evropiane, Bashkimi Evropian dhe NATO mund të bëjnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon, është në të mirë të Kosovës dhe në të mirë të Evropës”, tha ai.

- Reklamë -

Sa i përket destabilizimit të rajonit nga Rusia, ai tha se e gjithë Evropa po destabilizohet nga kjo ndërhyrje. Sipas tij, Evropa duhet të ketë një përkushtim më të fortë në zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës.

“E gjithë Evropa po destabilizohet nga ndërhyrja ruse në Ukrainë dhe nga përçarja që Rusia bën në vende, me lloje të tjera instrumentesh që nuk janë pushtime apo bombardime dhe ky është një preokupim që Evropa duhet të ketë dhe Evropa duhet të ketë një përgjigje dhe përgjigje është një përkushtim më i fortë, me integrim të vendeve dhe me përkushtim më të fortë me sundimin e ligjit dhe me zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës, vendeve si Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne në Evropë e shohim me preokupim të fortë destabilizimin që po provokon Rusia në disa vende, si në Serbi, po ashtu edhe në Hungari apo edhe në vende të tjera që kanë shumë lloje sulmesh nga Rusia dhe nga destabilizimi i brendshëm. Ky është një shqetësim që duhet ta kenë të gjithë evropianët”, ka shtuar ai.

Më tej, ai beson se zgjidhja përfundimtare e dialogut do të jetë me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.

“Unë besoj fort se e gjithë Evropa ka shumë për të fituar me integrimin më të fortë të vendeve evropiane, dhe veçanërisht të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që unë besoj dhe shpresoj fuqishëm, është se ky dialog do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO”, ka përfunduar Vasconcellos.

Edhe deputeti i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë dhe njëherit anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Slloveni, Miha Lamut tha se edhe shteti slloven është në përkrahje të Kosovës.

“Siguria e Republikës së Kosovës është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj se dihet se Sllovenia ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës së pavarur dhe Kosovës si një vend stabil, si dhe një vend që ecë përpara drejt progresit”, tha ai.

Ndryshe, shumë nga deputetet evropian kanë marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor, Sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?