KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët bullgar: “Maqedonia është Bullgari”, Ministria e Jashtme i dërgoi notë verbale Bullgarisë
Rajon

Deputetët bullgar: “Maqedonia është Bullgari”, Ministria e Jashtme i dërgoi notë verbale Bullgarisë

Kosova News
Kosova News 19:16 -25/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përderisa pritet zhbllokim i procesit integrues të vendit dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, disa deputetë të Kuvendit popullor të Bullgarisë, dje gjatë kohës kur po miratohej propozimi francez në duart e tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Maqedonia është Bullgari”.

Veprimet e tilla i ka dënuar ashpër Ministria e Punëve të Jashtme, me ç ‘rast i dërgoi notë verbale Bullgarisë. Nga ministria e Jashtme e vendit kërkojnë që Sofja zyrtare të dënojë gjuhën e urrejtjes të deputetëve dhe pretendimet territoriale drejt Maqedonisë së Veriut.

“Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë”- thanë nga Ministria e Jashtme e RMV-së.

Bullgaria dje hoqi veton ndaj Maqedonisë me çka i dha dritë jeshile propozimit francez për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, por me 4 kërkesa shtesë, e mes tyre edhe për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.

“Saktësimi i tekstit nga propozim-përfundimet në Këshillin e BE-së, duke e garantuar inkuadrimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në nivel të njëjtë me popujt e tjerë shtetformues. Përmirësimi i kornizës negociuese dhe propozim-përfundimeve në Këshillin e BE-së me qëllim të pasqyrimit sa më të qartë të situatës, se asgjë gjatë procesit të anëtarësimit të RMV-së në BE nuk do të interpretohet si njohje nga ana Republikës së Bullgarisë e ekzistimit të gjuhës maqedonase”- tha Nastimir Ananiev, “Vazhdojmë me Ndryshimet”.

Megjithatë, dje kryeministri Kovaçevski tha se kërkesat janë të papranueshme. Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se pas deklaratës në Kuvendin bullgar dhe pozicionet e qarta të Maqedonisë, presin nëse kryesimi francez do të ketë propozim përfundimtar.

“3 janë pikat kryesore të cilat për ne e përcaktojnë fatin e një propozimi e ato janë çështja e gjuhës, çështja e historisë si kriter për ecje përpara në procesin e integrimit dhe e treta dinamika e ndryshimeve kushtetuese karshi fillimit të bisedimeve”- deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani dhe Mariçiq dje thanë se Maqedonia do ta pranojë propozimin francez nëse në kornizën negociuese nuk problematizohet gjuha maqedonase, nuk përfshihen çështjet historike dhe nëse procesi negociues nuk varet nga futja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit./TV21

Gjithashtu lexoni:

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

TAGGED: acarim marredheniesh, Bullgaria, Maqedonia, Note proteste
Kosova News 25/06/2022 25/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit
17:28 -14/06/2025
Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje
17:13 -14/06/2025
Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore
17:04 -14/06/2025
PDK në konferencë – Shpall datën e Konventës së Përgjithshme, Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar
16:40 -14/06/2025
Pas vendimit për heqjen e shtetësisë, Policia nis procedurat për largim me forcë nga Kosova të serbit Nikola Vujoviq
16:35 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?