KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti Amerikan i Tregtisë: “Dyshekët e Kosovës” u shiten në tregun amerikan me çmime “dumping”
Lajme

Departamenti Amerikan i Tregtisë: “Dyshekët e Kosovës” u shiten në tregun amerikan me çmime “dumping”

Kosova News
Kosova News 14:46 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Procedura hetimore e nisur nga autoritetet amerikane ndaj kompanisë kosovare “Ventius International L.L.C”, emri zyrtar i fabrikës “Comodita Home”, tashmë ka marrë epilog.

Me 22 korrik 2024, Departamenti Amerikan i Tregtisë përmes një vendimi ka konstatuar se “dyshekët e Kosovës” u shiten në tregun amerikan me çmime “dumping”, praktikë kjo e ndaluar dhe që dëmton konkurrencën.

Praktikë ‘dumping’ kemi kur një kompani futet në tregun e një vendi tjetër me çmime artificiale, apo shumë më të lira se sa çmimet reale në një treg përkatës. Kjo zakonisht bëhet për të fituar më shumë treg përmes një konkurrence jolojale.

“Departamenti Amerikan i Tregtisë përcakton se importet e dyshekëve nga Kosova po shiten, ose ka të ngjarë të shiten në Shtetet e Bashkuara me vlerë më të ulët se sa vlera reale e tregut”, thuhet në njoftimin zyrtar nga “Federal Register”, një gazetë ditore e qeverisë amerikane.

Periudha e hetimit ndaj kompanisë kosovare ka zgjatur nga data 1 korrik 2022 deri me 30 qershor 2023. Paraprakisht ishte marr vendimi për pezullim të importeve me datë 1 mars 2024 nga Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Sipas njoftimit zyrtar të institucioneve amerikane, dyshekët e kompanisë “Comodita” nga Kosova janë shitur me çmime artificiale në tregun amerikan, apo me çmime shumë më të ulëta se çmimi i tregut.

Më 28 janar 2024, kompania kosovare kishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë që masat e përkohshme për ndalim të importit të zgjateshin jo më gjatë se gjashtë muaj. Kjo kërkesë është miratuar.

Në njoftimin e fundit ceket po ashtu afati prej 45 ditësh kur edhe pritet të merret një vendim përfundimtar, siç thuhet aty,  “për të parë nëse importet e dyshekëve të Kosovës dëmtojnë materialisht ose përbëjnë kërcënim për industrinë amerikane”.

Fabrika e dyshekëve “Comodita Home” është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë. Fabrika është nën pronësinë e “Devolli Corporation”.

“Comodita Home” nuk është përgjigjur në pyetjet e Buletinit Ekonomik lidhur me procedurën hetimore nga autoritetet amerikane.

Në anën tjetër, lidhja mes kompanisë “Ventius International L.L.C” dhe fabrikës “Comodita Home”, dëshmohet përmes të dhënave në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Aksionar në “Ventius International L.L.C” është kompania “Ventius Investment Internation Holding”. Në të dhënat e kësaj të fundit, figurojnë informata zyrtare të fabrikës “Comodita Home”.

Buletini ka kontaktuar në numrin zyrtar të “Ventius International L.L.C” të lënë në ARBK. Personi që është përgjigjur në këtë thirrje, ka thënë se më herët ka punuar në fabrikën “Comodita Home”, por që aktualisht nuk është më pjesë e kësaj kompanie. Ai e ka konfirmuar lidhjen mes të dyjave, kur është pyetur se a është kompania “Ventius International L.L.C” prapa fabrikës “Comodita Home”. /Buletini Ekonomik/

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?