KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohen gjyqtarët e ndeshjes Prishtina – Bashkimi
Sport

Dënohen gjyqtarët e ndeshjes Prishtina – Bashkimi

Kosova News
Kosova News 15:42 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi i Prizrenit është ankuar për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës, të zhvilluar në fundjavë. Prishtina fitoi me një pikë dallim, ndërsa klubi prizrenas vlerësoi se është dëmtuar në shumë situata nga arbitrat, duke përfshirë edhe në aksionin e fundit.

Në fakt Altin Morina depërtoi dhe u pengua kur iu afrua koshit. Por sipas arbitrave nuk kishte ndërhyrje të palejuar ndaj tij dhe kështu fitorja i takoi Prishtinës.

Megjithatë arbitrat e asaj ndeshje nuk e kanë kryer punën mirë dhe kjo e arsyeton ankesën e Bashkimit.

Komisioni i Garave i FBK-së ka dënuar tre arbitrat e ndeshjes Prishtina – Bashkimi.

Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Besim Vitaku janë dënuar me mosdrejtim të ndeshjeve në dy xhirot e ardhshme. Të tre janë dënuar duke u bazuar nëpikën 56.11 të Propozicioneve të Garave.

Kjo pikë saktëson se “për ndarje jo të mirë të drejtësisë sipas raportit të ndeshjes apo video-xhirimit të ndeshjes”, dënimi është dy ndeshje mosdelegim.

Me dy ndeshje mosdelegim është dënuar edhe Albert Vërbiqi, vëzhgues i ndeshjes. Ai është dënuar për “kryerje të papërgjegjshme të detyrës, moszbatim të udhëzimeve dhe vendimeve të Komesarit të Garave, Komisionit të Garave, Propozicioneve të Garave, rregullave zyrtare të lojës”.

Ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina e fitoi me rezultatin 84:83. Ka pasur plot momente të dyshimta gjatë ndeshjes së zhvilluar në Prishtinë. Disa prej tyre Bashkimi i ka prezantuar përmes një video-materiali.

Bashkimi ka thënë se do të kërkojë që kjo treshe e gjyqtarëve mos t’i referojë më ndeshjet në shtëpi apo në udhëtim.

Për ndeshjet e fundjavës, Komisioni i Garave ka ndarë dënime të shumta në të holla për lojtarë, zyrtarë e klube.

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?