KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
Siguri

Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:49 -07/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëzetepesë vjet pas luftës, Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë. I dënuari është Çedomir Aksiq i cili kreu krime lufte në Reçak, Mulapolc dhe Petrovë – fshatra në komunën e Shtimës. Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi atë me 15 vjet burgim dhe ky vendim po konsiderohet precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në vend.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë ngritur mbi 12 aktakuza për krime lufte, ku pesë prej tyre janë gjykim në mungesë.


Ndërkaq, ne total deri më tani janë ngritur mbi 60 aktakuza për krime lufte. Dhjetë prej këtyre rasteve janë duke u gjykuar në mungesë.


Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se numri i aktakuzave të ngritura gjatë vitit të kaluar është sa gjysma e vitit paraprak.

“Gjatë vitit 2024 deri në mesin e dhjetorit janë ngritur tetë aktakuza, dy prej tyre janë në mungesë. Gati gjysma më pak se në vitin 2023. Por në rast se e shikojmë se sa raste janë aktuale pranë gjykatave të Kosovës, nga të gjitha fazat e procedurës, qoftë në procedurën paraprake ku personat janë të arrestuar dhe janë në paraburgim, në gjykim edhe në shkallë dytë apo të tretë, janë diku 31 raste aktive pranë gjykatave të Kosovës. Pra, janë mjaftueshëm raste”, shprehet ai.


Dënimi me 15 vjet burgim për Çedomir Aksiq, shton ai, do të jetë precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë.


“Ky vendim do të jetë precedent i rëndësishëm në jurisprudencën e Kosovës, për arsye se deri më tani nuk kemi pasur vendime në mungesë, apo aktgjykime në mungesë. Dhe mbetet për tu parë se sa këto vendime do të jenë, të themi, të ligjshme, të zbatueshme pasi që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe palët pasi të kenë të drejtë që të iniciojnë procedurat pranë Gjykatës së Strasburgut.

Për arsye se gjatë gjykimit është shumë vështirë që të sigurohen të drejtat e barabarta të palëve dhe sigurisht që pak do të jetë e vështirë që avokati të ofrojë një mbrojtje efektive të palës”, deklaron Alija.

Gjykimi në mungesë mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës, e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare.Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se gjykimi në mungesë duhet të jetë shumë profesional.
“Kanë filluar të gjykohen aktgjykimet në mungesë, duke marrë parasysh që me Kodin e Procedurës Penale është dhënë mundësia që gjykimet të mbahen edhe në mungesë kur të akuzuarit gjenden jashtë vendit apo janë të paarritshëm për gjykatën. Çështja është se gjykimi në mungesë duhet me qenë më shumë profesional për shkak se ai gjykim do të mbahet në mungesë të palës së akuzuar dhe se provat, të cilat duhet jenë shumë bindëse që ta bindin gjykatën që i akuzuari ka kryer një vepër penale”, deklaron ai.


Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka miratuar strategjinë e drejtësisë tranzicionale e cila synon të adresojë krimet e kryera gjatë luftës.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se po punojnë për adresimin e krimeve të luftës, ndërkohë që vlerëson se Këshilli Prokurorial duhet të shtojë kapacitetet.


“Gjykimin në mungesë e kemi adresuar po ashtu në fillimin e vitit të kaluar. Ka pasur lëvizjet e para të prokurorisë për gjykim në mungesë. Dhe, vlerësoj që asnjëherë nuk është bërë më shumë për adresimin e krimeve të luftës. Natyrisht, asnjëherë nuk është shumë, sepse krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë janë të shumta. Vrasje, masakra, përdhunime, dëbime, shkatërrime të shtëpive. Pra, ka pasur shumë krime që janë bërë në Kosovë. Sa do që mund të punojnë institucionet në përgjithësi, nuk duket shumë. Por, krahasuar me periudhat e kaluara mendoj që jemi në rrugë të mbarë. Por, unë vlerësoj që Këshilli Prokurorial duhet sërish të shtojë kapacitetet në kuadër të Departamentit për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, sepse krimet e luftës kanë ndodhur në Kosovë para 25 viteve, gjithçka është më e vështirë tani, shumëçka do të ishte më e lehtë sikur menjëherë të kishim veprime serioze nga ana e institucioneve”, deklaron Haxhiu.


Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht, mbi gjashtë mijë të zhdukur, prej tyre 1.600 vazhdojnë të jetë të pagjetur e më shumë se 800 mijë persona të zhvendosur gjatë viteve 1998-1999. Por Serbia vazhdon t’i mohojë të gjitha këto krime të kryera në Kosovë/koha

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 07/01/2025 07/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?