Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur në Ferizaj të dielën.
Siç thuhet në raport, prokurori ka iniciuar rast si “dëmtim i varrezave apo kufomave”, derisa hetimet po zhvillohen.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 31.03.2024 ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij. Në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar veprën është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e plotë.


