Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bë të ditur se për shkak të dëmtimit të një gypi do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.
Sipas Ujësjellësit, pa ujë mbeten një pjesë Hajvalisë, Veterniku, lagjja “Qershia”, “Nic”, “Hana”, “Qëndresa” dhe zona e pjesë të tjera që furnizohen nga ky gyp i dëmtuar.
Në njoftim bëhet e ditur se gypi i dëmtuar pritet të riparohet rreth orës 21:00.