KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti, në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu
Lajme

Kryeministri Kurti, në Akademinë Përkujtimore në 40-vjetorin e rënies së heroit Zijah Shemsiu

Kosova News
Kosova News 20:39 -05/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 40-vjetorit të rënies së veprimtarit të shquar politik, Zijah Shemsiu, e organizuar nga Shoqëria “Lëvizja” dhe Shoqata e të burgosurve politikë.

“Zijah Shemsiu u vra nga torturat e autoriteteve jugosllave të sigurimit, siç ishte vrarë 21 vite më parë në burgun e Prishtinës, Fazli Greiçevci. Ata e paguan me jetën e tyre veprimtarinë e tyre politike dhe angazhimin e tyre për realizimin e vullnetit politik të shqiptarëve të shtypur nën Jugosllavi. Zijah Shemsiu vdiq në një kohë kur thirrja “Kosova Republikë” ishte një parullë popullore, kurse sot, 40 vjet më pas, katër dekada më vonë, ai po kujtohet në Republikën e Kosovës, kur kjo parullë tashmë është realitet politik.” u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.

I njohur me nofkën Sefa, Zijah Shemsiu ishte mes organizatorëve të aktiviteteve mbështetëse ndaj atyre në Kosovë, sikur që ishte demonstrata e 11 prillit 1981 në kryeqytetin zviceran, Bern. Zijahu shpërndante trakte dhe shtypin e organizatave të fshehta politike, sikurse gazetat “Zëri i Kosovës”, “Liria” dhe “Lajmëtari i lirisë”. Shumë aktiv në diasporën politike shqiptare, Zijah Shemsiu kontribuoi në krijimin e klubeve shqiptare si klubi “Asim Vokshi” në Lozanë dhe klubi “Igballe Prishtina” në Gjenevë.

Kryeministri kujtoi rolin e Zijah Shemsiut dhe bashkëveprimtarëve, aktivizmin e tyre politik dhe hartimin, shkrimin dhe nënshkrimin eletrës të titulluar “Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion”.

“Kjo letër proteste i drejtohej Kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe kishte për qëllim t’i sqaronte shkaqet, arsyet dhe rrethanat e karakterin e vërtetë të demonstratave të vitit 1981. Në të vërtetë ajo nuk ishte thjesht një letër burgu dhe as një pamflet, por një traktat politik i mbushur me argumente logjike e shkencore dhe teorizime sociale e politike.” u shpreh kryeministri.

“E kujtojmë bashkë me shokët e bashkëveprimtarët e tij, shumë prej të cilëve janë edhe këtu sot mes nesh, meqënëse politika pa historinë nuk është gjë tjetër përveçse përhumbje: pa kohë dhe pa themele, pa ide e pa kuptim. Lavdi Zijah Shemsiut, mes mirënjohjesh e nderimesh për brezin e demonstratave të viteve 1968 dhe 1981, si dhe ndër të gjithë ata që janë angazhuar në pafund mënyra për jetësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova News 05/05/2025 05/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?