Disa zyre në objektin e Qeverisë së Kosovës janë dëmtuar dhe për pasojë punëtorët nuk kanë mundur të nisin punën mëngjesin e sotëm.
Dyshohet që shkaktar të jenë një avari që ka ndodhur në ndonjë gyp uji.
Zyrat që janë dëmtuar janë në katin e gjashtë dhe shtatë të Qeverisë së Kosovës.
Për këtë shkak punonjësit e sektorëve që janë të sistemuar në këto zyre nuk kanë mundur të nisin punën në orët e mëngjesit.
Aktualisht përgjegjësit e mirëmbajtjes janë duke punuar që të gjejnë se nga ka rrjedhur uji nëpër zyre.
Fotografitë që kanë dërguar lexues të KosovaNews tregojnë se janë shkaktuar dëme si në dysheme ashtu edhe në tavanet e zyrave./KosovaNews/




