KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëmet nga vërshimet me miliona euro, komunat s’kanë buxhet për t’i mbuluar të gjitha
EkonomiSiguri

Dëmet nga vërshimet me miliona euro, komunat s’kanë buxhet për t’i mbuluar të gjitha

Kosova News
Kosova News 11:59 -23/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), kërkon nga niveli qendror t’i lejojë komunave ta rishikojnë buxhetin, për të shikuar mundësinë që të investojnë mjetet për dëmet nga vërshimet.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka deklaruar, se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore, derisa ka shtuar se niveli qendror që dy vite radhazi nuk i lejon komunat ta rishikojnë buxhetin.

Ibrahimi tha se në bazë të informatave që kanë me komunat që janë të prekura nga vërshimet, situata është në përmirësim e sipër.

“Në bazë të informatave dhe komunikimit ditor që kemi me komunat të cilat janë të prekura nga vërshimet e fundit, situata është në përmirësim e sipër. Mirëpo, besojmë se nuk do të ketë të reshura në ditët në vijim. Dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtyre reshjeve të fundit janë me miliona euro. Të gjitha komunat i kanë formuar komisionet të cilat i vlerësojnë dëmet dhe kjo është pothuajse kompetenca e vetme e komunave sa i përket evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet”, theksoi Ibrahimi.

AKK-së ka kërkuar që Qeveria t’i mundësojë komunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, dhe se gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.

“Komunat nuk kanë mjete financiare apo nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i mbulojnë të gjitha dëmet të cilat janë shkaktuara nga reshjet e fundit dhe kjo është evidente, për këtë arsyeje kërkojmë që niveli qendror sa më shpejtë që është e mundur të jetë më aktiv, të mendojë për themelimin e një fondi për emergjenca dhe ky fond t’i ndahet komunave, sepse këto vërshime dhe gjithashtu edhe gjatë periudhës së verës po kemi edhe zjarre, kemi pas edhe të reshura të breshëritë, të cilat kanë shkaktuar dëme në komuna, dhe të gjitha këto ndodhin në nivel lokal, për këtë arsyeje ky buxhet duhet t’i ndahet komunave në mënyrë që menjëherë të aktivizohen me përkrahjen e qytetarëve të cilat janë të prekura nga këto fenomene natyrore. Pra, komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore…2:23 komunave nuk iu është mundësuar që gjatë këtyre dy viteve të fundit të ketë rishikim të buxheteve komunave”, shtoi Ibrahimi.

Sipas tij, gjatë hartimit të buxhetit nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore.

“Po ashtu, buxhetet e komunave janë miratuar në shtator të vitit të kaluar dhe gjatë miratimit të këtyre buxheteve nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore. Për këtë arsyeje, kërkojmë nga niveli qendror që patjetër komunave t’iu mundësojë rishikimin e buxheteve, sepse janë duke u përballuar me vërshime, zjarre dhe patjetër t’ia lejojnë komunave rishikimin e buxhetit”, tha mes tjerash Ibrahimi.

Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë vizituar Komunën e Skenderajt për të parë nga afër gjendjen me vërshime.

Më të prekurat nga këto vërshime, ishin komuna e Skenderajt dhe Mitrovica, por dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Istog e Klinë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Kosova News 23/01/2023 23/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?