Sot, në Kongresin Amerikan, është mbajtur Forumi për Siguri.
Të pranishëm në forum kanë qenë edhe deputetë nga parti të ndryshme parlamentare të Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti që ishte i pranishëm në këtë takim ka thënë se Kosova për vite me radhë ka shërbyer në frymën e paqes.
“Republika e Kosovës është vend demokratik dhe renditet krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të BE-së. Republika e Kosovës për vite me radhë ka shërbyer në frymën e paqes dhe koordinimit të veprimeve karshi aleatëve tanë”.
“Paqja në Ballkan është një sfidë dhe jemi të vetdijshëm për situatën aktuale e cila mbetet akoma komplekse. Është jetike për Republikën e Kosovës të koordinohemi me ShBA dhe me miqtë tanë për të rrugëtuar drejt NATO-s që është një ombrellë që garanton siguri dhe duke e përmbyllur shtetësinë e Kosovës me anëtarësim në BE”, ka shkruar Hoti.