KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Delawie: Turpëruese, Serbia nuk është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën
Politikë

Delawie: Turpëruese, Serbia nuk është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:07 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është mirë që duket se ka marrëveshje në mes të palëve në dialogun e Brukselit për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se Serbia nuk është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen dhe sipas tij kjo është turpëruese.

“Çdo takim gjatë të cilit liderët e Kosovës dhe Serbisë trajtohen si të barabartë është hap pozitiv. Duket se ka një marrëveshje verbale për propozimin e BE-së, e cila është e mirë. Serbia, megjithatë, nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen – gjë që duket turpëruese”, ka thënë Delawie për “Zërin e Amerikës”, duke interpretuar rezultatin e bisedimeve ndërmjet negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mbrëmë pas takimit, ka thënë se është bërë përparim në bisedime, por se përkundër kësaj duhet të bëhen përpjekje shtesë për të zbatuar atë që është rënë dakord.

Jennifer Bachus, diplomate amerikane në pension, e ka krahasuar qasjen e Bashkimit Evropian në dialogun me Kosovën dhe Serbinë me siç e ka përshkruar ajo, programin e mbrojtjes civile nga epoka e ish-presidentit jugosllav, Josip Broz Tito.

“Edhe pse programi ishte hartuar për të përgatitur Jugosllavinë për epokën post-Tito, unë besoj se mund të përshtatet me politikën e BE-së ndaj Serbisë. Zyrtarët e saj mund të kenë qenë të befasuar nga mospërputhja e vazhdueshme e Serbisë dhe kokëfortësia e saj irracionale e shkaktuar nga keqardhja”, ka thënë ish-diplomatja amerikane.

Krahas kësaj, ajo ka treguar edhe sinjalet që vijnë nga Kosova.

“Ata mund të habiten edhe nga rezistenca e vazhdueshme e kryeministrit Kurti, i cili duket se nuk është gati të sakrifikojë sovranitetin pas një lufte të përgjakshme që la pas 10 mijë viktima dhe një milion qytetarë të shpërngulur të Kosovës. Duket se fusha për dialog ka mbetur e pabarabartë”, ka thënë ajo.

Ish-ambasadori amerikan, ka rikujtuar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është zgjidhje që ka qenë aktuale që nga koha e planit të përfaqësuesit ndërkombëtar Marti Ahtisaari – nga viti 2007.

“Kosova e ka pranuar dhjetë vjet më parë. Ajo do të duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me mirëkuptimin se qëllimi i saj është të përfitojnë serbët e Kosovës. Dhe jo qeveria e Serbisë”.

“Gjëja më e rëndësishme është që Serbia t’i bashkohet shumicës së pjesës tjetër të botës dhe ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur – duke i hapur rrugën asaj që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Si dhe të heqë dorë nga kërcënimi i dhunës në për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën”, ka thënë Delawie.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?